“Reformat e mbajtën Shqipërinë larg krizës”
Kryeministri Sali Berisha intervistë për CNN
Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, gazetarit nga Azerbajxhani, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka shprehur dhe njëherë bindjen se vendi ynë është gatshëm dhe predispozuar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. “Para dhe gjatë krizës ne ndërmorëm disa reforma shumë të rëndësishme dhe të nevojshme. Ne u bëmë vendi i parë në rajon që aplikoi taksën e sheshtë të 10 për qindëshit. U përpoqëm të lehtësojmë të gjitha pengesat burokratike, për të ndihmuar investimet. Nëse ne marrim parasysh fillimin e krizës së krizës më të thellë ne kemi një trefishim të investimeve të huaja në krahasim me vitet e tjera. Dhe kemi rinovuar të gjithë infrastrukturën tonë. Dhe tashme jemi duke parë përpara për krijimin e një pakete të re fiskale” u shpreh Berisha.
Këtë deklaratë ai e beri gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, gjatë vizitës në Baku të Azerbajxhanit.
Si tepër efektive, ai ka vlerësuar edhe aplikimin në nivele të ulëta të taksës së sheshte.
“Vite para nisjes së krizës, ne ndërmorëm në sërë reformash të shumë të dobishme. Ne aplikuam të parën taksë të sheshtë në nivelin 10 për qind në rajon. Lehtësuam të gjitha burokracitë për investimet e huaja”.
Berisha pranon se kriza financiare e Eurozonës, veçanërisht në Greqi dhe Italia ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare, duke ulur ritmet e rritjes ekonomike, por pa e shtyrë vendin në recesion. “Përfundimisht, jemi prekur prej tyre. (nga kriza greke dhe italiane) Nëse Greqia dhe Italia nuk do të ishin në një situatë të tillë, eksportet tona do të dyfishoheshin çdo dy vite”.
Megjithatë sipas kryeministrit gjatë periudhës së krizës, vendi ynë ka njohur rritje të investimeve direkte të huaja. “Nëse marrim vitet e krizës së thellë, ne kemi pasur një rritje 316 për qind të investimeve direkte të huaja, krahasuar me vitet e mëparshme. Po rinovojmë krejt infrastrukturën tonë dhe po investojmë fuqishëm në vendin tonë. Ndërsa po planifikojmë paketën e re fiskale”.
Lidhur me rrugën e vendit tonë drejt Bashkimin Europian, kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria është e vendosur për të realizuar me sukses këtë mision, pavarësisht krizës së Eurozonës. Duke u ndalur tek sistemi bankar dhe pyetjes së gazetarit se sa është prekur ky sistem nga kriza në Europë, kryeministri Berisha tha se të gjitha bankat në Shqipëri janë banka të Eurozonës, që për kohën e realizimit ishin arritje, por se tashmë ka lindur nevoja për diversifikim në këtë sektor. “Sistemi bankar Shqiptar është i lidhur krejtësisht me Eurozonën. Ishte një arritje e madhe, dikur hapja e bankave europiane. Por tani kemi ftuar të investojnë edhe banka nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Azisë”.
Ndër të tjera, kryeministri foli edhe për gazsjellësin Transadriatik, të cilin e konsideroi si projekt tepër madhor, duke shprehur edhe angazhimin e qeverisë që drejton për realizimin e tij. “Projekti i Gazsjellësit Transadriatik është një projekt madhor Ne kemi nënshkruar një pakt trepalësh me Greqinë dhe Italinë për këtë gazsjellës që nëse realizohet do të jetë furnizuesi më i madh i Europës”
Intervista e plotë e Kryeministrit Berisha
Sali Berisha: Vite përpara krizës ndërmorëm disa reforma të dobishme; u bëmë vendi i parë në rajon, me taksë të sheshtë 10 për qind. U përpoqëm të lehtësojmë të gjitha pengesat burokratike në lidhje me investimet.
A është kjo diçka që mund t’i thoni vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë?
Është sigurisht, sepse nëse shohim gjatë viteve të krizës më të thellë ne kemi pasur një rritje prej 316 për qind të investimeve të huaja direkte krahasuar me vitet e mëparshme. Ne po rinovojmë të gjithë infrastrukturën tonë, po investojmë shumë në vend, po presim një paketë të re fiskale.
Kam lexuar se ju keni lidhje shumë të ngushta ekonomike me Greqinë dhe Italinë. Dy vende që nuk po ecin mirë për sa i përket post-krizës. A mund të themi se ju duhet të diversifikoni eksportet e Shqipërisë?
Pa dyshim që na kanë prekur. Nëse Italia dhe Greqia nuk do të ishin në atë situatë, eksportet tona do të dyfishoheshin çdo dy vite.
Një qëllim madhor i Shqipërisë është edhe hyrja në Bashkimin Europian…?
Po ne duam të hyjmë në BE sigurisht, por me një sistem bankar të diversifikuar.
Nuk keni ndërruar mendim?
Jo.
Po në lidhje me euron. Ju duhet t’i bashkoheni euros, nëse doni të hyni në BE?
Por, euro-ja ose do të rikuperohet ose do të zhduket. Unë besoj do të rikuperohet.
Keni besim te kjo?
Po.
Është interesant fakti se bankat tuaja janë pothuajse të gjitha të zotëruara nga të huaj, kjo është një sfide që ka Shqipëria, që vendet e tjera të Bashkimit Europian nuk e kanë?
Sistemi bankar shqiptar është tërësisht sistem bankar i eurozonës. Para disa viteve ishte një arritje e madhe para disa viteve, por jo më. Ne po kërkojmë ta diversifikojmë. Banka të tjera do të hapen, turke, amerikane, aziatike po kërkojnë për të hapur banka në vendin tim dhe janë të mirëpritur.
Jeni këtu në Baku për të kërkuar investime nga ky rajon apo për t’u shpjeguar vendeve të Azisë Qendrore dhe Kaukazit jugor si e keni bërë të çfarë keni bërë?
Po debatohet/diskutohet një projekt madhor, siç është projekti i TAP, që lidh dy vendet tona, dhe shpresojmë se do të mbizotëroj, pasi padyshim është projekti më fizibël që po debatohet. Ka tregun më të gjerë, kështu që presim një vendim të madh për këtë projekt të madh. Kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me Greqinë dhe Italinë, jemi gati të përkushtohemi për të respektuar çdo detyrimi që vjen prej tij.