E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos qani për Enverin, Saimir zgjidhe njëherë ligjin me mamin dhe babin”

12-04-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ironizon Ruçin e Tahirin

Përveç tensioneve për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, seanca plenare është shoqëruar edhe me batuta nga ana e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për përvjetorin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.
Ndërsa u ka bërë sërish apel deputetëve socialistë të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli, Topalli theksoi se miratimi i tyre nga ana e opozitës do të tregonte një pendesë.
“Sot ditëlindjen nuk e ka vetëm Ruli në fakt. Sot keni përvjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës dhe meqë e keni përvjetor ti votojmë 3 ligjet. Çojini edhe kurora te varri por votojmë edhe tre ligjet. Vetëm mos qani”, iu drejtua deputetëve socialistë kryetarja Topalli.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi i cili i cilësoi si provokimet batutat e kryeparlamentares.
“Zonja kryetare është e dyta herë që provokon opozitën. Tashi unë po vrisja mendjen që në një seancë kaq të tensionuar për një çështje kaq të rëndësishme që ju tentuat të bëni fakt të kryer ku është kryeministri? Është në bashkëbisedim me qytetarët Por unë ju shikoj sot shumë të mërzitur. Qani, keni bërë gati kurorat. A prisni vizita?”, iu drejtua Topalli socialistëve.
Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli i është drejtuar edhe deputetit Saimir Tahiri me fjalët, “Ti Saimir zgjidhe njëherë ligjin me mamin dhe babin. Zbatoje njëherë ligjin kur e shkel mami dhe babin dhe pastaj”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›