E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Kryeministrin Berisha ishin çelësi që hapi derën e NATO-s për Shqipërinë

Sekretari England-Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u krye shumë më shpejt nga çfarë mund të imagjinonte shumëkush prej nesh dhe kjo falë reformave të mëdha zoti Berisha dhe qeveria shqiptare realizuan me sukses.

Kryeministri Berisha priti sot në takim Ish-Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes dhe dy herë Sekretar i Departamentit të Forcave të Armatosura Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zotin Gordon Richard England.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen mikut amerikan, Kryeministri Berisha i shprehu atij mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe kontributin që Sekretari England ka dhënë për integrimin e Shqipërise në NATO por edhe reformat e thella e të rëndësishme për transformimin dhe modernizimin e forcave të armatosura shqiptare. Gjithashtu Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të rishpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa administrative amerikane dhe kombin e madh mik amerikan pa të cilët realizimi i këtij projekti nuk do të qe i mundur.

Sekretari England e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha, për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe i uroi atij nga thellësia e zemrës arritjen historike të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sekretari England vlerësoi se reformat e gjithanshme e të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Kryeministrin Berisha ishin çelësi që bënë të mundur hapjen e derës së NATO-s për Shqipërinë.

“Kjo ngjarje historike, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u krye shumë më shpejt nga çfarë mund të imagjinonte shumëkush prej nesh dhe kjo falë reformave të mëdha që ju, zoti Berisha dhe qeveria shqiptare realizuat me sukses” – ju shpreh Sekretari England Kryeministrit Berisha.

Më tej, zoti England vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në vend dhe dinamizmin e madh që vërehet në ekonominë shqiptare dhe në zhvillimin e vendit duke u ndalur, në veçanti, ne veprat e mëdha infrastrukturore si Rruga Durrës-Morine apo rruga e bregdetit të jugut. “Jemi jashtëzakonisht të impresionuar me punën që po bëni, jemi të impresionuar me Shqipërinë dhe popullin tuaj”  – përfundoi zoti England.

Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një darkë për nder të mikut e cila u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.


17/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›