Reformat që kërkon BE, PS i vë kushte mazhorancës
Partia Socialiste ka vendosur kushte per reformen zgjedhore. Deputeti i Partise Socialiste, Armando Subashi, tha dje ne nje bashkebisedim me gazetaret, se opozita do te pranoje nisjen e bashkepunimit per reformat vetem duke filluar me ndryshimet nga Kushtetuta. "Nese behet fjale per nje bashkepunim real midis paleve, do te jete shume e nevojshme qe gjerat te shikohen me shume qetesi, me shume maturi dhe sigurisht duke e zhveshur veten nga te gjitha interesat e momentit ne formulimin dhe ne miratimin e ligjeve shume te rendesishme, duke filluar qe nga Kushtetuta e me radhe pastaj te gjitha ligjet e tjera qe kane te bejne qofte me Kodin Zgjedhor, qofte me sistemin e drejtesise e shume ligje te tjera qe sigurisht, jo rastesisht kerkojne nje shumice te cilesuar nga parlamenti", tha dje Subashi. Ne lidhjet me menyrat sesi do te arrihet ky bashkepunim, Subashi ka theksuar se nuk mund te shtonte asgje tjeter, pervec deklaratave qe ka dhene kryetari i PS-se, Edi Rama. Por vec reformave, pas me shume se dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore, Partia Socialiste pretendon se listat e zgjedhesve nuk kane qene te sakta. Deputeti i selise roze, Armando Subashi tha dje se jane bere dhe dy padi te reja ne Prokurori per problemet me listat. Ai u shpreh se jane verejtur nje numer i madh dublimesh dhe se ka pasur "krijime" identitetesh te rreme. "Ka mjaft dublime te tilla ku persona te caktuar kane ndryshuar vetem nje element te identitetit te tyre. Ju e dini qe lista e zgjedhesve ka kater elemente, emer, mbiemer, atesia dhe datelindja. Mjafton qe vetem njeri prej ketyre elementeve te ndryshoje dhe kjo ne pamje te pare e ben te pazbulueshme kapjen e dublimit, por ne fakt te gjitha keto ekzistojne ne liste dhe gjithe pjesa tjeter e dublimeve pra jane te ashtuquajtura dublime te fshehta. Sigurisht pjesen derrmuese te tyre e ze Bashkia e Tiranes", tha Subashi. Por vec problemeve me dublimin e emrave, deputeti socialist ka theksuar se ne keto zgjedhje eshte verejtur dhe nje fenomen i ri qe ka te beje me krijimin e personave me emra te rreme. "Behet fjale per krijimin e personave te rreme, ose akoma me shume per krijimin e familjeve te rreme. Ne liste ka familje te tera te cilat ne realitet nuk ekzistojne, por ne listen e zgjedhesve gjenden me shumice", tha dje Subashi. Sipas tij ne gjithe vendin jane 21 mije dublime, ndersa ne vetem ne Tirane ka pasur 5300 te tilla. "Nga gjithe perpunimi qe ne i beme listes perfundimtare te zgjedhesve rezultoi qe, se pari ne te gjithe Shqiperine kishte rreth 21 mije dublime te pastra dhe te fshehta. Nga keto rreth 5300 prej tyre rezultojne te jene vetem ne Bashkine e Tiranes. Per te qene pak me konkret ne shifra, rreth 1096 jane dublime te pastra, c'ka do te thote qe ne dy qendra votimi brenda Bashkise se Tiranes figuron si votues i njejti person", tha Subashi.
"Kemi besim te Prokuroria, po jo te drejtesia"
Edhe pse procesi i zgjedhjeve ne Tirane eshte certifikuar nga gjykatat, Partia Socialiste shpreson se dy padite, per dublimin e listave dhe mos rakordimin e votave me numrin e votuesve do te marrin pergjigjen qe ata kerkojne. Deputeti Subashi tha per mediat, se Partia Socialiste ka besim te prokuroria, e cila sipas tij ka qendruar larg ndikimeve politike. "Gjate gjithe kesaj kohe Prokuroria shqiptare ndryshe nga sistemi i drejtesise, pra ndryshe nga pushteti gjyqesor, ka treguar qe ka qene me e paanshme dhe ka qene pak me e larguar nga presionet dhe nga nderhyrjet politike, kryesisht te mazhorances apo te ekzekutivit. Kjo eshte arsyeja e pare qe ne besojme shume tek prokuroria", tha ai. Nga ana tjeter, deputeti socialist ka theksuar ekspertet e selise roze jane te bindur se Prokuroria do ti vleresoje ne favor te tyre provat. "Nga konsultimi qe kemi bere me ekspertet tane provat dhe faktet jane te tilla qe ndoshta edhe nese prokuroria do te mendonte ose do te kishte tendencen qe shfaqi Kolegji Zgjedhor, sigurisht do ta kishte shume te veshtire nje vendimmarrje qe do te nxirrte pa lagur gjithe keta shkeles te ligjit", tha Subashi.