Kavaje, miratohen 2 projekte turistike me vlere 2 miliarde euro
Dy projekte per zhvillimin e resorteve turistike, do te realizohen me nje vlere totale prej 2 milione euro ne bregdetin e Kavajes, me saktesisht ne Gose dhe ne Synej. Bordi i Agjencise Shqiptare per Investime dhe Zhvillim (AIDA), i mbledhur dje nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, mori ne shqyrtim dhe miratoi ndjekjen e procedurave per realizimin e dy projekteve te rendesishme per zhvillimin e resorteve turistike ne bregdetin e rrethit te Kavajes. Me konkretisht, projekti i pare i miratuar nga AIDA, parashikon ngritjen ne nje siperfaqe prej 650 hektaresh, te nje qyteze me qellime multifunksionale dhe projekti i dyte propozon ndertimin e nje porti jahtesh dhe krahas tij, te nje qyteze turistike ne kete zone, me nje siperfaqe prej 160 hektare. Ne perfundim te tyre, keto projekte shkojne deri ne nje miliard euro investim secili dhe do te zbatohen, i pari nga konsorciumi britanik Development shpk dhe i dyti nga konsorciumi zviceran Finsec ltd. "Ne kemi rreth 90 per qind te bregut te pazhvilluar. Kjo do te thote se nuk duhet te jemi asnjehere lakmitare per shfrytezim intensiv. Ne duhet t'u mbetemi standardeve me te mira te shfrytezimit, te ruajtjes se mjedisit, te hapesirave dhe te lartesive te ndertimeve", tha dje kreu i qeverise gjate mbledhjes ku u aprovuan dy projektet e medha turistike.
Kryeministri Berisha, e vleresoi si shume te rendesishme respektimin e standardeve ne ndertim dhe ruajtjen e zhvillimin e mjedisit ne zonat turistike.
Keto dy projekte jane edhe projektet e para ku AIDA do te punoje ne funksion te misionit te saj per te qene pika qendrore e kontaktit dhe sherbimeve ndaj investitoreve vendas dhe te huaj.
Gjate mbledhjes se djeshme, Bordi i AIDA, miratoi gjithashtu edhe amendimin e dy akteve nenligjore dhe nje projekt-akti te ri qe lidhen me fonde grantesh qe qeveria ka vene ne dispozicion te SME-ve dhe eksportuesve vendas. Keto fonde, do te menaxhohen nga AIDA dhe synojne rritjen e konkurueshmerise dhe inovacionin e tyre. Bordi miratoi gjithashtu, edhe disa akte te funksionimit te Agjencise qe sherbejne per rritjen e efektivitetit te saj ne vijim. R.R