E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, sot pritet të mblidhet tryeza e opozitës

Partitë e majta pjesë e grupimit "Opozita e Bashkuar" pritet të mblidhen sot, për të diskutuar mbi çëshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale në vend.
 

Takimi I sotëm u paralajmërua një javë më parë nga përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare.
 

Mësohet se në takim do të diskutohet për progres raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti. Sot pritet të diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore.
 

Kjo pikë e fundit ka prioritetin e tryezës opozitare për shkak edhe të interesimit që vetë partitë e opozitës kanë për këtë çështje. Pas disa mungesash në takimet informale të së majtës është rikthyer kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ndërkohë që javën e parë ftesës i është përgjigjur kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, dhe kreu i PSV-së 91 Petro Koçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›