E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiri i Katarit sot vizitë në Tiranë

Emiri i Katarit, Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani pritet të mbërrijë sot për vizitë zyrtare në Tiranë.
 

Emiri Kalifa Al Tani vjen në Shqipëri pas qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Maqedoni, Kosovë, Poloni dhe Ukrainë. Emiri i Katarit do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit si presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha.
 

Rreth orës 15.30 ai do të zhvillojë një takim më Presidentin Bamir Topi në Pallatin e Brigadave ndërsa rreth orës 16.30 do të jetë ceremonia e Dekorimit të Emirit të Katarit, Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani nga kreu i shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›