E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reforme e thelle per zgjedhje te ndershme"

Per here te pare kryetari i Partise Socialiste ka pranuar nevojen e nje reforme zgjedhore te re ne vend. Ne konferencen e dhene dje, ne seline e PS, me kandidatet fitues te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Rama e cilesoi procesin zgjedhor "si nje torture te padenje per qytetaret". Ai ka shtuar se tashme opozita eshte e gatshme per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor qe do te garantojne proces te ndershem. "Tanime jemi gati te ofrojme pa asnje rezerve kontributin tone per ta kthyer kete faqe te shemtuar, permes nje reforme te thelle qe do te garantoje zgjedhje perfundimisht te lira dhe te ndershme", u shpreh kryesocialisti Rama. Nga ana tjeter, Rama kerkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe te shpalle rezultatin e gares elektorale ne kryeqytet. Ai tha se rezultati ne Tirane u pa nga te gjithe dhe nuk duhet te zvarritet. "Cfare ka shkuar ne kete proces zgjedhor mbetet objekt debati e reflektimi per secilin. Cfare ka mbetur eshte domosdoshmeria per t'i dhene fund nje zvarritje skandaloze te procesit ketu ne Tirane, e cila sigurisht qe kurre nuk mund ta ndryshoje dot rezultatin e pare nga te gjithe, po vetem po demton e mund te demtoje edhe me shume vete procesin", tha ai. Kryetari i Partise Socialiste ka paralajmeruar zhvillime te rrezikshme, nese rezultati i zgjedhjeve ne kryeqytet, sic tha ai, do te permbyset ne tavoline. Rama shtoi se zgjedhjet ne kryeqytet u vezhguan ne menyre strikte nga komuniteti nderkombetare dhe u zhvilluan nen syte e gjithe shqiptareve. "Kurre, askush nuk mund ta permbyse rezultatin ne tavoline, permes rrugesh qorre qe vetem do fusnin vendin ne nje tatepjete shume te rrezikshme. E ardhmja, jo e shkuara, e nesermja, jo e djeshmja, cfare na bashkon, jo cfare na ndan, mirekuptimi jo sherri, vendi yne i perbashket, jo sinoret e politikes se vjeter, duhet te ndricojne sot arsyen e kujtdo qe merret me politike", tha dje kryetari i Partise Socialiste. Sipas tij "proces zgjedhor ka hyre ne agonine artificiale te interesave te verbra politike". Ne fjalimin e tij te me kandidatet fitues, Rama vuri theksin ne pergjegjesine qe ka opozita shqiptare per menaxhimin e pushtetit vendor. Ai u shpreh se pjesemarrja masive e zgjedhesve ne tete maj, ishte deshmia e kontekstit politik te ketyre zgjedhjeve. "Zgjedhjet e 8 majit kishin nje permbajtje te qarte politike dhe pervec zgjedhjes te perfaqesuesve vendore qytetaret u angazhuan ne percaktimin e nje drejtimi per vete politiken", tha Rama. Kreu i selise roze u shpreh se fitorja e kandidateve socialist do te perdoret me pasion politik per zhvillimin e njesive vendore. "Une premtoj se kete mandat te forte ne do ta perdorim me te gjithe forcen e pasionit tone politik per te permiresuar jeten e njerezve te zakonshem pa dallim, duke kerkuar ne radhe te pare nga vetja e pastaj nga kundershtaret nje cilesi te re te politikberjes", tha kryesocialisti. Rama shtoi se drejtimi i pushtetit vendor nga socialist do te jete i pergjegjshem, duke respektua dhe ata qe i kane votuar kunder. "Ne do te punojme me mish e me shpirt qe asnje votues i yni te mos zhgenjehet dhe asnje qytetar qe nuk na ka votuar te mos braktiset. Per ne s'ka qytetare roze e qytetare blu, por ka vetem qytetare te barabarte ne lirite e te drejtat e tyre kushtetuese ligjore, shoqerore", tha ai. Kryesocialisti shtoi se zgjedhjet e 8 majit dhane nje mesazh te qarte per opoziten dhe gjithe politiken. Ai tha se qellimi i te zgjedhurve socialiste eshte qe asnje votues te mos zhgenjehet. "Ne do te punojme me mish e me shpirt qe asnje votues i yni te mos zhgenjehet dhe asnje qytetar qe nuk na ka votuar te mos braktiset. Per ne s'ka qytetare roze e qytetare blu, por ka vetem qytetare te barabarte ne lirite e te drejtat e tyre kushtetuese ligjore, shoqerore", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›