Arvizu, me Bashen te Blloku: Gara per Tiranen ende nuk ka mbaruar

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u takua mbrëmë në Whiskey Bar në ish-Bllok me kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit, z.Arvizu ka folur për disa media që kishin mbërritur atje. Ai tha se “kjo ishte një fushatë e gjatë dhe unë e di sa shumë ka punuar Basha dhe Rama po ashtu”. Kurse theksoi se ende nuk ka mbaruar gjithçka, mbetet për t’u thënë fjala e fundit: “Mirëpo gara ende nuk ka mbaruar, mbetet për t’u thënë fjala e fundit dhe ne duhet të punojmë për të”. Arvizu vuri në dukje faktin se është e rëndësishme të shihet ligji dhe pohoi se janë vetëm dhjetë vota dhe është shumë e vështirë për të bërë diferencën me një rezultat kaq të ngushtë