E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirokë, shpërthim në një dyqan, s`ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan në Shirokë të Shkodrës.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 duke shkaktuar panik tek banorët përreth.

Mësohet se nga shpëthimi ka dëme materiale por fatmirësisht nuk ka të dëme në njerëz.
 

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›