Thellohet rezultati, "Aleanca per Qytetarin" 139 mije vota para "Aleances per te Ardhmen"
Shkon ne 139 mije epersia ne vota e koalicionit "Aleanca per Qytetarin" ne vota te marra ne zgjedhje, ndaj koalicionit "Aleanca per te Ardhmen". Sipas shifrave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ka marre ne zgjedhjet e 8 majit ne total 803.195 vota ndaj kundershtareve, koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", qe ka marre 663.247 vota. Nderkohe qe forcat politike jashte ketyre dy koalicioneve, kane marre ne total 75.247 vota. Me nje perllogaritje matematikore, saktesisht koalicioni qeverises, ka marre mbi koalicionin e majte, nje numer prej 138.770 votash. Shifer kjo, qe thellon hendekun e votave te marra mbi kundershtaret ne keto zgjedhje. Shifra pothuajse u dyfishua brenda 24 oreve, nga perllogaritja e votave te fundit qe ishin ne proces numerimi e siper ne njesite bashkiake ne kryeqytet. Per sa i perket njesive bashkiake te fituara, koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ne total ka fituar 203 bashki dhe komuna ne rang vendi. Ndersa koalicioni "Aleanca per te Ardhmen", ka fituar ne total 138 bashki dhe komuna ne rang vendi. Me epersi, te majtet jane vetem ne fitoren e bashkive. Nga 65 bashki ne vend, koalicioni "Aleanca per te Ardhmen" ka marre drejtimin e 35 prej tyre ne total perballe kundershtareve, koalicionit "Aleanca per Qytetarin", qe kane fituar 30 bashki ne vend. Ne kete rritje te epersise se koalicionit "Aleanca per Qytetarin" ndaj kundershtarit, nje rol jo te vogel kane partite e koalicionit, si Partia Levizja Socialiste per Integrim, Partia Republikane dhe Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet. Ne detaje keto forca politike, LSI, PR dhe PDIU kane marre ne zgjedhje perkatesisht 108.000, 67.039 dhe 59.499 vota, duke rritur numrin e votave per koalicionin "Aleanca per Qytetarin". Me pak rezultativ ne zgjedhje, jane partite politike aleate te se majtes, te cilat kane marre me pak vota se ato te kampit te djathte.
Aleanca per Qytetarin
803.195 vota
Aleanca per te Ardhmen
663.425 vota
Parti jashte koalicioneve
75.247 vota
Aleanca per Qytetarin
803.195 vota
Aleanca per te Ardhmen
663.425 vota
Parti jashte koalicioneve
75.247 vota