Reformë në ministrinë e Kulturës, një institut i vetëm për trashëgiminë kulturore
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, bëri të ditur sot se përmes një reforme në ministrinë që ai drejton do të ngrihet një institut i vetëm për trashëgiminë kulturore. “Reformimi i sistemit të trashëgimisë kulturore, do të bëhet nëpërmjet riorganizimit të institucioneve të saj që merren me trashëgiminë materiale, sikurse janë Instituti i Monumenteve të Kulturës, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Parqet Arkeologjike, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore si dhe disa muze arkeologjikë dhe kombëtare”, sqaroi Xhaferaj.