E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Projekti i kaskadës së Devollit do të sjellë përfitime për Shqipërinë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti deklaroi sot se projekti 1 miliard euro në kasakdën e Devollit është një investim që siguron një kapacitet shtesë për Shqipërinë. Gjatë fjalës së mbajtur në Gramsh, në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor, ai tha se ky projekt do të sjellë prodhimin e energjisë elektrike më shumë se 300 mega/vat, ku hidhet në rrjet rreth 1 miliardë kilovat/orë shtesë në vit. Një investim i cili, siç thotë ministri i Energjitikës, do të sigurojë rreth 3 mijë të punësuar në fazën e ndërtimit të këtyre veprave dhe pastaj mëse qindra në procesin e operimit të centraleve që do të ndërtohen. “Por duhet të jeni të sigurt që gjithë këto gjëra të mira që vijnë, punësimi, ndërtimi i infrastrukturës që do të bëhet nga kompania gjatë procesit të ndërtimit të këtyre veprave, duhet të jemi të sigurt dhe të kujdesshëm që të kemi efekte pozitive dhe në mjedis”, u shpreh Prifti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›