E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzimi i statusit presidenti Topi apel politikes Vendosni dialogun

LIBRAZHD- Presidenti i vendit Bamir Topi i eshte drejtuar sot me nje apel politikes vetem pak dite pas refuzimit te kerkeses per statusin kandidat ne BE.

Gjate nje vizite ne Librazhd duke folur per interesin e medias Topi kerkoi qe partite politike te rivendosin dialogun si domosdoshemri per tejkalimin e nje situate qe nuk mund te vazhdoje me njesoj.

Sipas tij sot gjerat do te ishin me mire nese do te kishte dialog ne politike. Po te kishte ndodhur dialogu me pare so gjerat do te ishin me mire tha Topi.

Duhet bashkepunim per te miren e vendit tha Topi duke kerkuar qe politika te mbaje pergjegjesite e veta.



Dy dite me pare presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerim ne Komisionin Evropian Pier Mirel i cili i prezantoi Kryetarit te Shtetit Raportin vjetor te Perparimit te KE-se lidhur me statusin e Shqiperise si vend kandidat per integrim.

Ky Raport Perparimi duhet te sherbeje si nje zile per zgjim - tha Mirel duke nenvizuar rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik.

Nderkohe kreu i shtetit Bamir Topi theksoi se politika duhet te jete e vetedijshme per sfidat qe e presin ne permbushje te plotesimit te detyrimeve qe dalin nga raporti.

Duke pare edhe detyrat e pergjegjesite qe na shtron perpara ky Raport vjetor i Perparimit te gjitha institucionet dhe klasa politike duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes evropiane te popullit shqiptar- tha Topi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›