Refuzimi nga BE, ja çfarë po humb secili prej nesh
Sot do të marrim sërish një shuplakë të fortë nga Brukseli. Do ta marrë politika sigurisht, sikurse ka ndodhur në këto 20 vjet të këtij tranzicioni. Por do të na dhëmb ne, qytetarëve të këtij vendi që jemi pa dyshim viktima e vetme e kësaj historie të pabesueshme.
Ajo çka do të pasojë në orët që vijnë dihet pa ndodhur ende. Palët politike do të tregojnë me gisht njëri tjetrin dhe do të vazhdojnë të justifikohen në të njëjtën kohë. Ne do të vazhdojmë të kthejmë kokën sa majtas-djathtas si një lavjerrës i lodhur e do ti japim të drejtë sa njërës palë ashtu edhe tjetrës për dështimin e madh që po na troket në derë. Pas disa ditësh gjithcka do të jetë harruar.
Dhe ne do ta mbledhim mëndjen edhe kësaj rradhe për fitoren historike që su bë ende e jona. Sepse për shkak të injorancës sonë ne tashmë na e ka mbushur mendjen politika e këtij vendi se bëhët fjalë për një fitore që sarrihet lehtë. Dhe jo për atë cka është në të vërtetë: një humbje e madhe. Në fakt, cështja nuk është ose nuk është më, pas kaq e kaq vitesh mosfitimi i statusit të kandidatit. Por më shumë se kaq është humbja apo largimi për në kalendat greke i një sërë përfitimesh, të të gjitha llojeve për qytetarin tonë.
Ky i fundit, ndoshta ende nuk e ka kuptuar se një Shqipëri anëtare në BE do të ishte për të një mundësi e jashtëzakonshme jete më të mirë e më të denjë. Do të ishte më shumë mundësi për punë, kudo në këtë territor të madh europian, një mundësi më shumë për të marrë pjesë në vendimarrjen europiane, mbrojtje më të mirë të tij dhe familjes së tij, siguri më shumë për ta. Jo vetëm kaq sigurisht, por më shumë akoma. Një mjedis më i përshtatshëm për jetën dhe punën, një transport më i rregullt dhe më i denjë, më pak diskriminim, më shumë barazi shansesh të vërtetë, më shumë mundësi për iniciativa biznesi, institucione më demokratike, shtet i së drejtës më i vërtetë, më shumë integrim social. Sot ne jemi më larg se kurrë Europës. Sot nuk po humbim statusin e kandidatit sic mundohet politika e këtij vendi të na e paraqesë, pasojën e veprës së saj. Ne po humbim një mundësi jetese, pakrahasueshmërisht më të mirë nga jeta jonë sot, një mundësi që është e matshme në vlera morale por dhe financiare. Të cilat sdo ti kemi edhe për shumë kohë e ndoshta fare. (në këtë dy-faqësh janë vetëm disa nga këto përfitime dhe kemi sjellë Rumaninë dhe Bullgarinë në shifra financiare për të arritur të bëjmë një krahasim) Dhe pse? Vec, sepse politikanët që ne paguajmë me djersën tonë, kanë më të shtrenjtë pushtetin e tyre sesa jetën e një populli të urtë e të stërmunduar. Jeta e të cilit do të mund të ishte më e mirë se sot, që mund të jetë më e mirë nesër, duke kërkuar vec pak më shumë se cka na dhuroi për kaq e kaq vite, kjo politikë që na largon nga fati ynë historik. Vec një qytetar i informuar për çfarë humbim mund të jetë në gjendje të ndikojë me zërin e tij. Në një politikë e cila sot, më shumë se kurrë, ndryshe nga tradita e deritanishme duhet të nxitojë të gjejë kompromisin e munguar duke i lënë secilit prej nesh, në një shoqëri të vërtetë pluraliste të gjej, sipas bindjeve personale, fajtorin e rradhës.
Bullgaria dhe Rumania, dy shembuj dhe disa terma
BULLGARIA
U anëtarësua në janar 2007
Fondet strukturore për Bullgarinë 2007-2011
Pas hyrjes në Bashkimin Europian në 2007-n, Bullgaria do të përfitonte për herë të parë nga të ashtuquajturit fonde të kohezionit. Sikurse dihet objektivat e këtyre fondeve komunitare janë reduktim i pabarazisë rajonale për sa i takon pasurisë dhe mirëqenies, rritje e kompetivitetit dhe punësimit dhe mbështetje për bashkëpunimin kufitar. Në këtë kuptim Bullgaria dhe UE kanë harmonizuar së bashku prioritetet kombëtare me ato të vetë fondeve në fjalë për periudhën 2007-2013. Qëllimi kryesor në këtë rast mbetet ai i garantimit të rritjes ekonomike të vendit të sapo anëtarësuar, të stimulojë kompetivitetin e ekonomisë, të zhvillimit të kapitalit human, garantimin e një niveli më të lartë të punës dhe të ardhurave dhe të lehtësimit të integrimit social. Fushat ku po ndërhyhet me ndihmën e këtyre fondeve janë: sektorët e transportit dhe mjedisit, zhvillimit të burimeve njerëzore dhe rritjes së kapaciteteve administrative.
Fondet Strukturore për Bullgarinë në Shifra
BURIMI: Bullgaria
http://ec.europa.eu/regional_policy/sources/docoffic/official/
RUMANIA
U anëtarësua në janar 2007
Para anëtarësimit
Rumania ka përfituar nga fondet e BE në të dy periudhat para dhe pas aderimit. Para aderimit ky vend ballkanik ka përfituar nga fondet e paraaderimit në një shumë që kap shifrën e 5 miliard eurove.
Pas anëtarësimit
Në cilësinë e vendit anëtar të Bashkimit Europian, Rumania do të përfitojë nga fondet strukturore një shumë e cila kap shifrën e 17.3 miliard euro për periudhën 2007-2013. Nga kjo shumë, 5.7 miliard euro do ti jepen në kuadrin e fondeve të kohezionit, 11.1 miliard për objektivin e konvergjencës dhe 404 milionë euro për përmbushjen e objektivit të bashkëpunimit territorial europian.
BURIMI: Revue Regard dur lest (Revista Vështrim mbi Lindjen ¬)
http://www.regard-est.com
QYTETARIA EUROPIANE më shumë se një vizë shengen
Sikur të ishim një vend anëtar përfitimi direkt i qytetarëve Shqiptar do të ishte shumë i madh edhe në terma individual. Çfarë do të përfitonin ata? Çdo shqiptar do të ishte një qytetar europian dhe kjo jo në kuptim figurative apo fizik. Qytetaria Europiane është shumë më tepër se kaq. Bëhet fjalë për një status, të drejtash dhe garancish të garantuara nga Traktatet (neni 25 TUE) të cilin e gëzojnë vetëm qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Qytetar Europian do të thotë:
E drejtë për të lëvizur, jetuar, punuar dhe studiuar në çdo vend anëtar të BE-së
E drejtë e votës dhe për tu zgjedhur në zgjedhjet lokale dhe ato për Parlamentin Europian në shtetin anëtar ku ai jeton
E drejta për peticion para Parlamentit Europian
E drejtë për iniciativë qytetare për ligje sipas Traktatit të Lisbonës (neni 11 TBE)
E drejta për mbrojtje diplomatike apo konsullore në një vend të tretë në ato raste kur vendi i origjinës nuk është prezent
E drejtë për ti dërguar ankesë Mediatorit Europian (një lloj Ombusmani-shënimi ynë) kundër një akti administrative të institucioneve europiane
OBJEKTIVI I KONVERGJENCËS
Objektivi konvergjencës ka të bëjë me rajonet europiane që karakterizohen nga një nivel i ulët i Produkt të Brendshëm Bruto dhe punësimit. Ai aplikohet për 100 rajone të Bashkimit Europian që përfaqësojnë rreth 35 % të popullsisë së BE-së. Synon të promovojë kushte të favorshme për rritjen dhe një konvergjencë në kohë reale me shtetet anëtare të rajoneve më pak të zhvilluara.
NJË EUROPË ME ZHVILLIM HARMONIK
Nenet 158-162 flasin për një zhvillim harmonik të Europës së Bashkuar: Nenet në fjalë të Traktatit të Komunitetit Europian parashikojnë që Bashkimi duhet të promovojë një zhvillim harmonik të të gjithë komunitetit dhe të forcojë kohezionin e tij ekonomik e social nëpërmjet reduktimit të diferencave të zhvillimit midis rajoneve të ndryshme.
FEDER (Fondi Europian për zhvillimin rajonal)
Ka për qëllim të përmirësojë atraktivitetin e territoreve nëpërmjet duke zhvilluar aksesin në to pa harruar një
