Meksi Deri ne dhjetor duhet te arrihet bashkepunimi

Një ditë përpara se të bëhet publik opinioni i komisionit europian mbi progresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtij viti për të merituar statusin e vendit kandidat, palët vijojnë të adresojnë përgjegjësitë për statusin e munguar në drejtim të kundërshtarëve.
Deputetja socialiste Ermelinda Meksi pranon përgjegjësinë e opozitës për mospërmbushjen e një prej 12 rekomandimeve të BE, ndërsa dhe akuzon maxhorancën se nuk ka treguar vullnet për plotësimin e 11 pikave të tjera. “Nëse bie në logjikën e atyre që akuzojnë atëherë paskemi penguar ligjet me 3 të 5 po 11 rekomandimet e tjera”, thotë Meksi.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të integrimit duke ripërsëritur qëndrimin e opozitës se pakti i propozuar nga Rama është vendimtar për bashkëpunimin me maxhorancën, deklaron se ka ende kohë deri në dhjetor që forcat politike t’i tregojnë BE-së se janë gati të punojnë për të merituar integrimin europian.