Svoboda dhe Styglmayer Roli i BE-se jo i njejte per te gjitha vendet e Ballkanit
Roli i Bashkimit Europian nuk është i njëjtë për të gjitha vendet e Ballkanit. Për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën, BE-ja ka luajtur një rol më pak aktiv sesa për vendet e tjera. Kjo është analiza që vjen nga institute kërkimore dhe organe të pavarura që punojnë mbi politikat europiane. Një prej tyre është dhe Iniciativë për Stabilitetin Europian:
Alexandra Styglmayer, ESI:
“ Zgjerimi nuk është një prioritet në BE. Brukseli nuk do të shpejtojë, por njëkohësisht e di që duhet të bëjë diçka pasi nuk do të humbasë influencën në Ballkan. Mjafton të shohësh te shtete si Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova ku Bashkimi Europian luan një rol gjithnjë e më pak aktiv në qëndrimet politike , ndërkohë që BE-ja e di që duhet të ketë një influencë në Ballkan nëse do të jetë një aktor global”.
Një tjetër analizë, vjen dhe nga një grup opinioni “Fride”, që vë theksin te nevoja për një politikë të re të Bashkimit Europian në Ballkan. Sipas kësaj analize, që Bashkimi Europian t;i shpëtojë politikës së staniacionit në Ballkan nevojitet që ta shoqërojë angazhimin e saj politik me një ristrukturim institucional.
“Bashkimi Europian duhet të orkestrojë procesin e reformave duke adaptuar një politikë më aktive sesa politika “të presim e të shohim”.
Lidhur me rolin e Bashkimit Europian në Shqipëri, në këtë analizë thuhet se BE-ja ka dështuar që të lehtësojë zgjedhjen e ngërçit politik nga qershori i 2009.
Deklarata politike dhe përpjekjet për ti përfshirë dy partitë kryesore në Shqipëri në negociata kanë qenë më të frytshme në muajt e fundit, por BE-ja nuk ka luajtur një rol aktiv për të bërë mediacionin në këtë poçes.
Po ashtu, BE-ja kritikohet për një rol pasiv jo vetëm në Bosnjë , por edhe në Maqedoni. Ndaj, pritet që BE-ja të japë sinjale domethënëse, por ato do jenë për Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Hannes Swoboda, eurodeputet:
“Ne duhet të evitojmë që të mos japim sinjal ose të japim një sinjal negativ për rajonin. Do të jetë shumë keq për rajonin dhe për ne. Ne do të humbasim kontrollin e proceseve atje dhe influencën tonë. Ne do të humbasim atë që duam, që të kemi partnerë gjatë proceseve të zhvillimit të këtyre vendeve. Mungesa e sinjaleve do të ketë impakt negativ për rajonin, qytetarë që do emigrojnë prej tij dhe kjo do jetë tërësisht negative".
***
Nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit me Kroacinë në dhjetor, dhënia e statusit të kandidatit Serbisë dhe fillimi i negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi e kthejnë gjithsesi politikën e zgjerimit në vëmendjen e Brukselit.