E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzohen milionat Santos nuk heq dore nga Neymar

I konsideruar si tregu më i madh furnizues i futbollit europian, tani Brazili nuk heq dorë lehtësisht nga talentet e tij, madje në merkaton e  fundit skuadrat vendase kanë arritur të fitojnë ndaj klubeve më të mëdha dhe shumë të pasur si Reali i Madridit, Chelsea apo Manchester City. Konfirmimi mban emrin e Neymar. 19-vjeçari shihet si talenti më i madh i viteve të fundit dhe përtej ofertave të çmendura për të klubi i Santos nuk pranoi të heqë dorë nga futbollisti i tij.

Neymar kërkohej nga Reali i Madridit dhe nëse kjo do të kishte ndodhur një dekadë më parë atëherë nuk do të kishte shumë histori dhe sulmuesi do të ishte duke luajtur në Europë. Sipas shifrave të Federatës Braziliane të Futbollit numri i futbollistëve brazilianë që transferohen në Europë ka rënë me 14 përqind në dy vitet e fundit, ndërsa ky trend pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Po ashtu, klubet braziliane kanë fituar një tjetër betejë në merkato me klubet e Europës, duke rritur me 7 përqind numrin e lojtarëve që kthehen në kampionatin vendas.

Ronaldinho, Adriano dhe Luis Fabiano preferuan të riktheheshin në kampionatin brazilian, dukle refuzuar ofertat e skuadrave europiane. Sipas specialistëve brazilianë kjo gjë vjen si pasojë e rritjes së nivelit të futbollit në vend. Qëndrimi i talenteve, por edhe rikthimi i lojtarëve më të njohur të viteve të fundit ka rritur cilësinë e kampionatit brazilian dhe si pasojë edhe të ardhurat e klubeve nga e drejta televizive dhe reklama, duke bërë që ato të jenë konkurrues nda skuadrave europiane në merkato.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›