E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet dorëheqja e trajnerit të Lazios

Presidenti i Lazios, Claudio Lolito, ka thënë se e ka refuzuar tentimin e trajnerit Edy Reja për t`u larguar nga klubi. Forma jo e mirë nëpër të cilën kalon Lazio në këtë fillimsezoni, ka bërë që Reja të kërkojë largimin nga posti i trajnerit, përkundër se agjenti i tij kishte deklaruar se ai nuk largohet.
“Unë nuk e pranova dorëheqjen dhe nuk do ta lë trajnerin të largohet. Derisa unë jam president, trajneri do të jetë i paprekshëm”, u shpreh ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›