Refuzohet kërkesa e Arbër Abilaliaj

Arbër Abilaliaj mbetet një futbollist i Partizanit. Me këtë përfundim pas Komisionit të Disiplinës, ka dalë edhe ai i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili nuk ka pranuar ankimimin e sulmuesit vlonjat për të shkëputur marrëdhëniet me klubin e kuq e për të qenë lojtar i lirë.
VENDIMI i FSHF-se
KOMISIONI I APELIT
Proces Verbal
Nr. 32
1. Ankimimi i futbollistit te K.F Partizanit Arber Abilaliaj kerkese e cila eshte bere ne Komisionin e Disiplines te dates 14.06.2008 per lenien e futbollistit te lire nuk eshte pranuar nga komisioni i Disiplines, Komisioni i Apelit vendosi:
te lere ne fuqi vendimin e K.D te dates 14.06.2008 pika 2
2. Ankimimi i trainierit Arber Ymeraj te K.F Albpetrol ndaj vendimit te K.D te dates 14.06.2008 pika, Komisioni i Apelit vendosi te lere ne fuqi vendimin e K.D te dates 14.06.2008 pika 1.
Ky vendim eshte I formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere.
Kryetar Anetar Anetar
Bujar Musta Fatmir Leli Ilir Limaj
Zbardhi nga origjinali Z.Marjus Sulejmani