E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i EtoO Inter mendon Tevez e Forlan

Transferimi i Samuel Eto’o te rusët e Anzhi e ka bërë Interin më aktiv në merkato. Klubi zikaltër kërkon të mbyllë sa më shpejt boshllëkun e lënë nga sulmuesi kamerunas dhe për këtë arsye ka intesifikuar tratativat për të gjetur një emrët të denjë për të ruajtur një skuadër kompetitive. I vështirë duket operacioi për blerjen e Ezequel Lavezzi, por Interi ka hedhur një hap përpara në tratativat me Carlos Tevez dhe sidomos me Diego Forlan.

Uruguajani nuk e ka fshehur dëshirën e për një Aventurë të re me zikaltërit, ndërsa një Spanjë janë të sigurt për largimin e tij nga Atletiko e Madridit drejt Seria A. Pak më e vështirë është situatat sa i përket Tevez. Sulmuesi argjentinas ka zbutur raportet me trajnerin Mancini, por kur mbetet dhe dhjetë ditë nga mbyllja e merkatos, Interi duhet të përballet edhe me Paris SG, i cili është futur në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas. Përveç blerjeve, Inter duhet të ketë kujdes edhe listën e largimeve.

Pas Eto’o është Shnajder, ai që frikëson tifozët zikaltër. Fantazisti hollandez vazhdon të jetë në orbitën e Manchester City, që sipas mediave angleze është gati të nisë sulmin e fundit për të blerë futbollistin. Një tjetër lajm i bujshëm në merkaton e futbollit europian vjen sërish nga Anglia. Pas largimit të kapitenit Cesc Fabreghas dhe mesfushorit francez Samir Nasri, Arsenali kërkon shërbimet e Rikardo Kaka.

Venger interesohet për brazilianin, që përveçse nuk po gjen hapësira te reali i Madridit gjithmonë ka shfaqur dëshirën për të luajtur në Premier Ligë. Sipas mediave angleze, klubi londinez është gati t’i ofrojë Realit 30 milionë paund, ndërsa futbollistit një kontratë faranoike me 9 milonë paund në sezon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›