E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet europiane Lyon barazimi i dyte Twente fiton

Olympique Lyon ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në javën e tretë të kampionatit franzez, duke bërë një tjetër ndalesë në garën me rivalët për titullin kampion në Ligën 1. Skuadra e drejtuar nga Remi Garde u ndal në shifrat 1-1 në fushën e Brest, por për mënyrën se si shkoi ndeshje ajo duhet të jetë e kënaqur me një pikë në tansfertë.

Vendasit do të shënonin të parët në minutën e 12-të me Benoit Lesoimier, duke ia vështirësuar më shumë punën Lionit, që vinte në këtë ndeshje si favorit. Megjithë përpjekjet për të barazuar, pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të Brest, ndërsa me rikthimin në fushë Lion do të mbetej në fushë me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kone. Edhe pse me një lojtar më pak formacioni i Garde do të barazionte shifrat në minutën e 69-të, ndërsa heroi I Lionit është edhe një herë Gomis, i cili me golin e tij ka shpëtuar Lionin nga humbja në javën e tretë të Ligës 1 franceze.

Në kampionatin hollandez, Twente vazhdon serinë e saj positive, duke regjistruar fitoren e tretë në tre ndeshjet e luajtura në këtë sezon, pasi mundi lehtësisht në transfertë 5-1 Herenven. Miqtë do të mbyllnin diskutimin që në pjesën e parë, pas avantazhit të trefishtë me golat e De Jong, Jansen dhe Janko. Edhje në pjesën e dytë Tëente do të dominonte sfidën. Miqtë do të shënonin dhe dy gola të tjerë në fillim me sulmuesin me origjinë kosovare Bajrami dhe më pas me Janko, duke bërë të pavlefshëm golin e Narsgh që vetëm sa ngushoti përkohjësisht shifrat e kësaj ndeshjeje.

 
Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›