Refuzojnë kredinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia ndalën hovin Bankës Botërore për investime dhe grante në Kosovë, të hënën, kur u ftuan të votojnë për ratifikimin e kredisë së kësaj organizate.
Ata e ndalën zinxhirin e dhënies së fondeve të cilat i pat planifikuar BB, në një periudhë të shkurtë kohore deri në 200 milionë dollarë.
Kjo Bankë pat deklaruar se këto fonde do t`i japë në mënyrë periodike, duke startuar nga kjo e para që nuk u ratifikua në Kuvend.
Në pakon e parë kanë qenë 12 milionë euro kredi dhe 8 milionë dollarë grante.
Ratifikimi i kësaj pakoje do t`i hapte rrugë edhe një mori fondesh multimilionëshe si grante dhe kredi, po ashtu nga Banka Botërore.
Përkundër kësaj, Kuvendi nuk e ratifikoi.
Arsyet e deputetëve ishin të ndryshme. Disa deklaruan se nuk e kanë pasur raportin dhe s`dinë se për çfarë bëhej fjalë. Disa të tjerë e konsideruan si të paleverdishme për Kosovën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...