E Enjte, 5 Nëntor 2026

Refuzuan t’i përgjigjen Komisionit Hetimor, Tabaku paralajmëron padi për zyrtarët e lartë

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, në mbledhje e ditës së sotme të Komisionit Hetimor, u shpreh se fondet për inceneratorin e Tiranës nuk ekzistojnë.

Po ashtu, Tabaku ka bërë me dije se Komision Hetimor ka kërkuar informacion nga disa zyrtarë të shtetit por që ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjendur në këto kushte, Tabaku, ka paralajmëruar padi për zyrtarët të cilët nuk kanë kthyer përgjigje.

“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrenë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës.

Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar  në komision.” –tha Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›