Regina Longo: "Nentori i Dyte" do te ruhet ne versionin origjinal Izaura Ndoj
Filmi "Nentori i dyte" do te kaloje ne disa faza te tjera restaurimi. Kjo, sipas specialistes amerikane te arkivave, Regina Longo eshte e nevojshme per ta sjelle ate edhe me afer origjinalit. Deklarata erdhi gjate konferences per shtyp, pas nates se pare gala te Festivalit te 13 te Filmit, ku filmi "Nentori i dyte" u shfaq i restauruar. "Para tre muajsh kur e nisem kete projekt menduam se cilat do te ishin gjerat me te mira qe duhet te benim qe te rrisnim ndergjegjesimin tek publiku per kushtet e Arkivit te Filmit dhe ruajtjen e tyre. Per shkak te kostove shume te larta qe kerkon ruajtja nga filmi ne film, ne te njejten gjini ku eshte prodhuar, ne menduam ta ndajme ne disa faza kete projekt. Qellimi yne perfundimtar eshte qe te ruajme filmin "Nentori i Dyte" ne versionin e tij origjinal, ne 35 mm. Ajo qe ju pate ne naten e hapjes se festivalit ishte nje restaurim ne format dixhital, kjo ishte faza e pare dhe menyra me e mire per te arritur restaurimin per festivalin"- tha Longo. Nderkaq Eriona Vyshka, specialistja e Arkivit do te perfaqesoje Arkivin ne konferencen e arkivave te filmit ne Siatwll ne Amerike ku do te jete rasti qe te flitet per filmin "Nentori i Dyte". "Eshte hera e pare qe AQSHF merr pjese ne nje eveniment kaq te rendesishme ne qarqet e veta profesionale. Cdo eveniment ne fushen e filmit qe organizohet ne Shtetet e Bashkuara do te kete pjesen e vet te mbledhjes se fondeve per projektin tone"- pohon Longo.
Kostoja
Longo thote se kostoja e filmave me keto restaurime eshte e madhe ndaj, pritet, qe pasi ta prezantoje kete film ne Amerike, te gjeje dhe mbeshtetje monetare. Deri me tani restaurimi i "Nentorit te Dyte" ka kushtuar rreth 60 mije euro. "Ne filluam ne gusht, ku Arkivi dergoi ne Coloralb ne Washington Dc te gjithe elementet e filmit qe do t'i nenshtroheshin restaurimit, me gjithe kushtet e dergimit sepse pakoja peshonte rreth 45 kilogram dhe kushtuan rreth 1 mije dollare", - thote Longo. Per specialisten e arkivave elementet kryesore ishin origjinali negativ i filmit, fonogramet(zeri) dhe pozitivi. "Para se te fillonte procesi i transferimit te filmit, filmi iu nenshtrua nje pastrimi te detajuar, rregullimi te cdo kuadri qe mund te kishte problem dhe pastaj u be transferimi ne dixhital", - thekson me tej Longo.
Restaurimi i 8 filmave
"Nentori i Dyte" kishte disa probleme teknike dhe degradime te materialit filmik, por jo ne nivelin e disa filmave te tjere qe ndodhen ne Arkivin e Filmit si "Balle per Balle", "Liri a vdekje", "Vajza me kordele te kuqe", "Ne shtepine tone", etj.. "Problemi kryesor i "Nentorit te Dyte" qendronte te ngjyrat qe ishin te zbehte dhe regjistrimi origjinal i zerit qe kishte disa probleme dhe puna kryesore, te ngjyrat dhe pastrimi i zerit. Pjesa dixhitale kerkon kostot me te uleta te fazes se pare"- pohoi Regina Longo, specialiste e arkivave.