E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjim pa viza,Fajon: Mundësi reale në 2010

Shqipëria ka mundësi reale të udhëtojë pa viza në vitin 2010. Kjo ka qenë deklarata e e eurodeputetes Tanja Fajon në konferencën "Regjimi pa viza, hapat e para". Fajon tha se shpreson që të përshpejtohet procesi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Ajo theksoi se nuk dëshiron që Shqipëria të humbasë kohë për një regjim pa viza. "PE i ka dhënë mbështetje politike Shqipërisë për vizat. Në fillim të vitit 2010-të, PE do të japë një tjetër deklaratë me me rezoluta konkrete për arritjet e Shqipërisë për heqjen e vizave", tha ajo. Fajon u shpreh e shqetësuar edhe për mungesën e dialogut në Parlament.
Ambasadori i KE-së, Lohan ka theksuar se Shqipëria ka mundësi reale që të udhëtojë pa viza. Lohan tha se KE do ndjekë çdo hap që Shqipëria do hedhë për heqjen e vizave.
Ndërkohë që kryeministri Meta tha se çështja e heqjes së vizave ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Ai theksoi se është bërë progres në shpërndarjen e pasaportave biometrike dhe sigurinë e kufijve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›