Palestinë, Mahmoud Abbas kërkon rifillimin e bisedimeve me izraelitët
Zyrtarët të lartë palestinezë kanë vendosur të takojnë krerët e OKB-së për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Kreu i autoriteteve palestineze Mahmoud Abbas ka si qëllim të krijojë një shtet në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazas. Këto territore u pushtuan në vitin 1967 gjatë luftës Arabi-Izrael.
"Palesinezët dhe Arabët janë duke u konsultuar me krerët e lartë nga e gjithë bota në mënyrë që Këshilli i Sigurimit të njohë kufijtë e vitit 67"- kryenogociatori Saeb Erekat. Erekat tha gjithashtu se nuk kanë si synim të shpallin pavarësinë por ata kërkojnë mbështetjen ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin ndërmjet shtetit palestinez dhe atij Izraelit.
Pavarësisht muajve diplomatikë që kanë kaluar duket se SHBA ka dështuar në përpjekjet për një ndërmjetësim të rifillimit të bisedimeve ndërmjet palestinezëve dhe Izraelitëve. Lideri palestinez Mahmoud Abbas ka kërkuar rifillimin e bisedimeve me izraelitët e kryesuar nga Netanjahu të cilat janë mbyllur një vit më parë.