E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e PS Argita Berisha Malltezi padi ne gjykate

 Argita Berisha Malltezi ka depozituar padi në gjykatë lidhur me akuzat e ardhura përgjatë dy ditëve të fundit në adresë të saj nga ana e Partisë Socialiste.
“Z.Rama, si shpifës profesionist prej dy javësh, çdo dite ke trilluar për te ardhurat e mia te realizuara te gjitha nga burime transparente, te ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mësimdhënie ne universitete publike e private, botime dhe kërkime shkencore, qera dhe trashëgimi familjare, te deklaruara te gjitha ne tatime, ILDKP dhe te verifikuara prej tyre. Zinxhirit te gënjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy ditëve te fundit, për te cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi ne gjykate”, vihej në dukje në deklaratën për shtyp të zonjës Malltezi. 

Gjithashtu, ajo i dha përgjigje konkrete këtyre akuzave. 
 
“Te kujtoj z.Rama se tarifat e subjekteve private, vetëm ne diktatura i caktojnë qeverite; ne vende te lira ato i nënshtrohen tregut te lire. Dje ti bere akuzën qesharake për pengese te investimeve private, sot çirresh për tarifat e një aktiviteti privat, njëlloj si 7 vjet me pare bërtisje për rrogën time nga organizata e OKB. Te kujtoj gjithashtu se shqiptaret e dine mire se as rroga ne OKB dhe as tarifat private, nuk janë hua 100 milionëshe pa interes dhe as pallate ne Tirane”.
 
Sipas saj, shqiptarët presin që Rama të bëjë transparencën e 100 milionëve te huasë pa interes te gruas tende, qe bashkëshortja Linda Basha, i ka deklaruar ne ILDKP pa lëvizje ne llogari bankare. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›