Kurum shoqeria fituese e privatizimit te HEC-eve

Këshilli i Ministrave vendos shpalljen e kompanisë “Kurum” si fituese për blerjen e hidrocentraleve “Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro. Përmes një vendimi të dytë, qeevria shpall fituese po të njëjtën shoqëri si fituese, për blerjen e hidrocentralit tjetër, Ulëz - Shkopet”, me vlerë 57 500 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) euro. Në total kompania Kururm privatizon 100 për qind aksionet e tre hidrocentraleve me vlerë 109 milionë euro.
Sipas vendimit të qeverisë, ngarkohet Ministria e Ekonomisë, të nënshkruajë kontratën me kompaninë fituese.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr.383, të këshillit të Ministrave, "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", të ndryshuar. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh se numri i pronarëve dhe trashëgimtarëve që fitojnë nga ky vendim është 4577. Sipërfaqja e shpërblyer është 643000 e 728 metër katrorë. Vlera e shpërblimit 9 miliard e 860 milion e 481 mijë e 867 lekë (të vjetra).