Mustafa: Nuk kemi pasur kërkesë zyrtare nga AAK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa deklaroi sot se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për ta dërguar kerkesen në Gjykatën Kushtetuese rreth shkeljes së Kushtetutës nga presidenti Behxhet Pacolli.
Mustafa tha se bashkëfajtor për shkeljen e Kushtetutës e konsideron edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi sipas tij, ai është dashur ta udhëzoj Pacollin me rastin e zgjedhjes si president.
Kryetari i LDK-së tha se mos dhënia e nënshkrimeve nga deputetët e LDK-së për ta dërguar çështjen në Gjykatë nuk nënkupton afersine e Isa Mustafës me Pacollin.
Ai ka përgënjeshtruar pohimet se është takuar me Pacollin, në vilën e tij.