E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri rus Putin mbërrin në Beograd

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka arritur për vizitë në Beograd, ku me zyrtarët e lartë të shtetit serb do të diskutojë bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në fushën e energjisë.

Putin është pritur nga homologu i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, për t`u takuar më pas me presidentin Boris Tadiç dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Beograd që nga viti 2001, kur ai ka qëndruar në Serbi si president i Rusisë.

Sipas burimeve të Moskës, tema diskutimi pritet të jenë edhe Kosova dhe situata në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›