E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisori i ‘Pafajësisë së Myslimanëve’ mbron krijimin e tij

"Pafajësia e Myslimanëve" titullohet filmi amerikan që ndezi revoltën në shumë vende të botës. Regjisori i tij është kaliforniani Sem Besil qe e përshkruan vetën një hebre izraelit.

Filmi u prodhua nga egjiptianët koptë të vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe është postuar në YouTube. Ai e akuzon profetin mysliman si një mashtrues, ndërsa kryen marrëdhënie seksuale, lutet për masakra dhe paralajmëron kasaphane të të krishterëve.

Regjisori 56-vjeçar, agjent imobiliar, që mësohet të jete fshehur ne një vend sekret- kishte folur përpara sulmit në Bengazi ne "Wall Street Journal". Filmi që zgjat dy ore kushton rreth 5 milionë dollarë, në saj të ndihmës të qindra personave me origjine hebraike. I realizuar për tre muaj gjatë verës se vitit 2011 ne Kaliforni, ne film luajnë rreth 60 aktore dhe kishte një staf teknik prej 45 personash. Objektivi i filmit- shpjegoi Besil- është të paraqesë pikëpamjen time personale se Islami është një fe e mbushur me urrejtje, një kancer. Filmi është politik dhe jo fetar".

I pyetur në telefon pas sulmit Besil pranoi se nuk kishte menduar se filmi do të shkaktonte revolta të tilla dhe shprehu keqardhjen për vdekjen e funksionarit amerikan i vrarë në konsullatën e Bengazit, duke ia atribuuar ngjarjen mungesës së masave të sigurisë. Plani i Bejsil është të prodhoje një serial prej 200 orësh.

Një nga nxitësit e filmit është edhe pastori të rri Xhons, jo i panjohur për mediat që i ka vënë flake disa kopjeve të Kuranit, duke ndezur protestat në të gjithë boten arabe. Ai ka deklaruar se një pjesë të filmit, prej 13 minutash ka vendosur ta shfaqë në kishën e tij në Geijnsvill të Floridës. (Topchannel)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›