E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani do të jetë protagonist

Samir Ujkani nuk ka arritur të bind ende në portën e Palermos, që kur u rikthye pas tri sezonesh huazimi në Novara. Mirëpo, për ta mbrojtur portierin kosovar është përkujdesur ish trajneri i tij te Novara, Attilio Tesser.

“Nuk kam asnjë dyshim, Samiri është një portier i nivelit të Serisë A dhe me ne në Novara e ka demonstruar këtë qartë. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në nivel skuadre, faji nuk është vetëm i portierit”, theksoi trajneri i Novarës për ueb faqen Livesicilia.it.

“Ka një bagazh të shkëlqyer, ka eksperiencë ndërkombëtare. Samiri i ka të gjitha mundësitë për ta pasur një përvojë të suksesshme në Palermo. Klubi ka besuar dhe do të vazhdojë të besojë te ai”, përfundoi Tesser i cili e ndihmoi shumë përfaqësuesin shqiptar që të bëjë përvojë dhe të ngrihet në nivele të larta nga liga e tretë italiane në atë të parë. Mirëpo, tash portierin vushtrrias e pret një realitet i ri në Sicili dhe duhet ta tregojë veten për ta merituar vendin e titullarit, të cilin e kishte të padiskutueshëm në Novara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›