Regjisori i "Dancing with the stars" kërcënon Adelina Tahirin me padi

‘’Adelina Tahiri për komentet dhe spekulimet të cilat i ka dhënë dhe ka deklaruar në public dhe në media në lidhje me montimet të cilat mendon se janë bërë në garën e kërcimit, do të duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë’’, kështu ka deklaruar për mediat maqedonase Stojan Vujiciq regjisori i Dancing with the stars Macedonia në pres konferencën e mbrëmshme ku me këtë rast ka sqaruar edhe muhabetet dhe thashethemet të cilat kanë pasur lidhje me garën e kërcimit të cilën e udhëheq ai.
Vetëm pak ditë pas eleminimit këngëtarja e njohur Tahiri ka komentuar në media se spektakli i kërcimit është një shoë program i cili është i montuar, ndërsa për këto deklarata si duket ajo do të duhet të përballet edhe me organet e drejtësisë pasi para se të bëhet pjesë e garës ajo ka nënshkruar një kontratë me të cilën lidhet që të mos nxjer asnjë lloj informacioni në publik. Këngëtarja Tahiri akoma nuk ka komentuar deklaratat e regjisorit maqedonas në lidhje me paditë që pregaditen ndaj saj./Indeksonline/