E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suksesi i Saimirit në SHBA

Tenori me famë botërore Saimir Pirgu,  pak ditë më parë ka realizuar një koncert madhështor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë shqiptarë që e kanë ndjekur nga afër atje, janë shprehur për një ndjenjë krenarie shpirtërore teksa qindra njerëz ndiqnin performancën e tij dhe zërin që buronte krejt natyrshëm.

Tenori Pirgu pati më pas një takim pas skene, në dhomën e tij me një grup shqiptarësh,  shkruan ''Panorama". Kanë folur mjaft për Shqipërinë dhe hapat para që po bën, sikundër malli ka qenë ai që ka mbizotëruar më tepër dhe është vënë re në sytë e të gjithëve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›