E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna vazhdon bashkëpunimin me 2PO2

Pas përmbylljes së edicionit të dytë të X Factor Albania, Altuna Sejdiu iu është rikthyer aktivitetve muzikore.

Ajo do të performojë sonte në Zvicer, së bashku me 2PO2, me të cilin më herët kishte pasur bashkëpunim  të suksesshëm në këngën “Vibe”.

Tuna, e cila ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet në jurinë e X Factor. Ajo ka treguar se ka pasur një pervojë shumë të mirë në këtë program dhe do të ishte mirë që vitin e ardhshëm t’i jepte mundësinë dikujt tjetër.

Kështu, ajo do të ketë më tepër kohë për realizimin e projekteve të reja në muzikë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›