E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan shkaterrohet grupi kriminal per shfrytezim prostitucioni

Goditet një grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Elbasani ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Zogjtë e natës” duke arrestuar 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Të arrestuarit janë K. Rrapollari, 16 vjeç, Miglen Toska 22 vjec, Fabio Ullorja 31 vjec, Sokol Gula 34 vjec, Nikolla Kallajxhiu 45 vjec , Vasil Nosi 58 vjec dhe Artur Gula 30 vjec . 
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion tek të moshuarit femra të moshës 15-16 vjeçe kundrejt shumave deri në 2 milion lekë. 
Nga kontrolli i banesave u gjet 1 automatik dhe fishekë luftarakë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›