E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistri i gjendjes civile Nishani Humbja e Rames jo per faj te listave

Ratifikimi i marreveshjes me nje kompani austriake per mirembajtjen e regjistrit te gjendjes civile ka cuar ne replika te shumta mes kreut te Ministrise se Brendshme Bujar Nishani dhe deputeti socialist Blendi Klosi. Deputeti socialist akuzoi mazhorancen se po i kthen sherbimin elektoral kompanive qe mbeshtesin qeverine. Duke replikuar me te majtet ministri i Brendshem tha se pergjegjesia per humbjen e Edi Rames ne 8 maj nuk eshte te manipulimi i listave elektorale sic akuzon opozita. Nishani siguroi se sistemi i prodhimit te leternjoftimeve elektronike si dhe pasaportave biometrike eshte 100 per qind i sigurt. Ju garantoj se sistemi i prodhimit te leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike eshte sistem i sigurise 100 per qind. Askush nuk mundet qe me te njejtat te dhena personale dhe me shenja gishtash te ndryshme te prodhojne nje dokument identiteti apo udhetimi - siguroi ministri. Nishani u shpreh se ka pasur tentativa per te prodhuar karta me dokumente te tjera te leshuara nga zyra te tjera si ne Pogradec e ne Korce sic eshte certifikata e lindjes te falsifikuara te cilat vete siguria e sistemit ka ndihmuar ne kete rast institucionet e shtetit shqiptar. Pas debateve projektligji u miratua vetem me votat e mazhorances. Sistemi i regjistrit te gjendjes civile bazohet ne modelin austriak dhe misheron drejtimet online ate funksional dhe operacional te regjistrit te gjendjes civile. Ne ngritjen e tij kane marre pjese ekspertet e me te mire te Ministrise se Brendshme te Austrise. Regjistri kombetar i gjendjes civile eshte burimi i vetem zyrtar i informacionit te identitetit te shtetasvedhe si i tille ai do tu ofroje kete informacion dhe paleve te treta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›