E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me 71 vota buxhetin faktik

Bode Miradministrimi dhe ulja e informalitetit rriten te ardhurat Brace 97 e rritjes ekonomike vjen nga borxhet

Kuvendi miraton me 71 vota pro dhe 53 kunder buxhetin faktik per vitin 2010. Drafti u miratua pas debateve te gjata mes ligjvenesve demokrate dhe atyre socialiste. Sipas ministrit te Financave Ridvan Bode buxheti i vitit 2010 deshmoi se ekonomia shqiptare eshte e qendrueshme dhe madje pati rritje ne nje kohe qe vendet fqinje paten recension. Treguesit ekonomike theksoi Bode shenuan nje rritje te dukshme dhe kjo jo nga rritja e barres fiskale por fale miremenaxhimit dhe luftes ndaj informalitetit. Por per deputetet socialiste gjate vitit te shkuar u shenua mosrealizim te ardhurash si dhe deshtim ne skemen e sigurimeve shoqerore.

Buxheti faktik

Ekonomia shqiptare gjate vitit 2010 ishte ne stabilitet te plote. Kriza e fqinjeve tane Greqise dhe Italise nuk ka ndikuar aspak negativisht ne treguesit ekonomike. Keshtu deklaroi kreu i Financave Ridvan Bode gjate diskutimeve te zhvilluara dje ne seance lidhur me projektligjin Per buxhetin faktik 2010. Ne vitin 2010 ajo shenoi nje nga rritjet ekonomike me te larta ne Eurozone. Treguesit kryesore makro-ekonomike mbeten stabel dhe ata i kane ndihmuar bizneset per te ruajtur konkurrueshmerine. Eksportet njohen rritjen e tyre me te fuqishme dhe ishin pikerisht ato qe udhehoqen rritjen ekonomike te vendit. Edhe kushtet e tregut te punes jane permiresuar ne tre-mujorin e fundit ku norma e papunesise shenoi renie deri ne 13.5. Por edhe norma vjetore e portofolit te kredive ka njohur permiresim - deklaroi Bode. Ai shtoi se dhe inflacioni mbeti brenda kufirit prej 3--1 te targetuar nga Banka e Shqiperise. Ne fund te vitit 2010 bilanci i pergjithshem i pagesave u mbyll me nje suficit prej 178.8 milion euro pas deficitit prej 319 milione qe shenonte viti 2009 - tha ai. Kreu i Financave vleresoi politikat e qeverise per uljen e deficitit te cilat sipas Bodes rezultuan teresisht efektive. Duke e faktuar trendin pozitiv me shifra Bode tha se deficiti buxhetor ra ne nivelin 3 te PBB-se borxhi publik u ul me 1 pike ne krahasim me vitin 2009 te ardhurat u rriten afro 9 shpenzimet u ulen me 45 ndersa vijoi rritja e pagave e pensioneve. Bode theksoi se keto tregues jane nje garanci qe siguron vazhdimin e politikave per rritjen e pagave dhe pensioneve. Ai shtoi se te ardhurat e buxhetit u realizuan sa 973 e programit duke deshmuar nje ecuri pozitive dhe nje permiresim te ndjeshem kundrejt nje viti me pare duke u ndikuar nga rigjallerimi i aktivitetit ekonomik ne vend permiresimin e administrimit si dhe uljen e metejshme te informalitetit. Rritje shtoi Bode shenuan te ardhurat nga tatimet dhe doganat ndersa te ardhurat e pushtetit vendor shenuan ule. Ai shtoi se masat ligjore nxiten investime ndersa biznesit iu rimbursuan ne formen e TVSH-se rreth 9 miliarde leke ose trefishi i shumave te dhena ne vitet e meparshme. Shpenzimet per vitin 2010 jane realizuar ne masen 975. Rritja e te ardhurave buxhetore nuk erdhi nga rritja e barres fiskale por nga ulja e informalitetit dhe miradministrimi - tha ai. Bode deklaroi me tej se buxheti faktik i vitit 2010 eshte audituar ne kohe dhe sipas ligjit nga Kontrolli i Larte i Shtetit i cili i gjeti te dhenat te perputhura me transaksionet e kryera nga thesari ne sistemin bankar. Zbatimi i buxhetit eshte karakterizuar nga nje disipline dhe rigorozitet financiar me i larte cka ka rritur me tej efektivitetin e perdorimit te fondeve publike. Por per ligjvenesit socialist Erion Brace 97 e rritjes ekonomike vjen nga borxhet. Sipas Braces nje nga perfitimet e rritjes ekonomike duhej te ishte punesimi por qeveria genjen per shifrat e papunesise. Ku eshte rritur punesimi Mjafton te numeroni sa te papune keni ne shtepine tuaj me pas ne pallatin ne bllokun tuaj dhe do shikoni qe shifrat nuk perputhen - tha ai. Deputeti socialist tha me tej se nese do te ishte reale rritja ekonomike do te ndryshonte raportet me zerat e ndryshme te te ardhurave por nje gje e tille nuk provohet. Pas debateve buxheti faktik u miratua me 71 vota pro e 53 kunder.

Replikat

Ilir Bejtja Berisha ishte njeriu qe i udhehiqte keto piramida kur ne ate kohe do te deklaronte qe parate e shqiptareve jane me te sigurta dhe te pastra se kurre. Ndaj kerkoj nga ju te di se kush eshte marre me llogaritjen e parave e pronave te ketyre firmave Kush i mori ato

Ridvan Bode Sali Berisha nuk u ka borxh asgje shqiptareve por eshte Partia Socialiste ajo qe ne ate kohe u premtoi se do tia kthente nje me nje cdo lek te humbur nga keto firma. Ajo jo vetem qe as ia ktheu por perkundrazi disa nga deputetet socialiste qe jane te pranishem sot ne kete salle kane perfituar jo vetem para cash por dhe pronat e firmave. Sot me kete amendament Sali Berisha po kerkon te shlyeje ato qe Partia Socialiste nuk beri per 8 qe ishte ne pushtet.

Berisha Opozita kunder rritjes se pagave e pensioneve

Buxheti i vitit 2010 ka shkuar per rritje pagash pensionesh apo investime ne infrastrukture. Keshtu deklaroi kreu i qeverise Sali Berisha gjate debateve te djeshme ne seance plenare lidhur me buxhetin faktik te vitit te kaluar. Qeveria eshte e vetedijshme se investimi tek njeriu eshte investim kryesor prandaj ndermori rritjen e pagave dhe duke ditur se ka familje qe po vuajne ne varferi. E kjo rritje erdhi kur te tjeret pakesuan pensionet me 40 per qind dhe zvogeluan rrogat. Kjo qeveri e nje vendi te vogel rriti rrogat dhe pensionet por ceshte ky negativizem nuk keni ju pensioniste ne elektorat. Ne jemi socialiste te vertete jo ju - u eshte drejtuar ai deputeteve te opozites. Berisha shtoi se gjate qeverisjes socialiste parate shkonin per rrogat e larta te zyrtareve ndersa sot jane per cdo shqiptar. Kam qene ketu dhe pyesja se ku i coni parat e shqiptareve. Ne rrogat e larta te zyrtareve ne rruge te pashtruara. Por pyesni sot mjeket dhe infermieret qe kujdesen per te gjithe qe u jane rritur pagat. Si u ben zemra qe te votoni kunder buxhetit. Ju votoni kunder rritjes se pensioneve - shtoi ai kritikat ndaj te majteve ne parlament. Sipas tij fytyra njerezore e qeverisjes eshte shtylla kryesore e buxhetit shtylla e pare e tij. Ai shtoi se nje tjeter prioritet i Qeverise kane qene investimet ne rruge. Ju nuk mund te shtroni pyetjen se ku shkojne parate. Se parate e shqiptareve po shnderrohen ne rruge. Kemi ndertuar rruget me te mira kemi investuar ne pika turistike te gjitha parate shkojne ne interesat e cdo qytetari shqiptar - tha Berisha. Ai shtoi se qeveria ka rritur subvencionin e ilaceve nga 50 miliarde leke qe ishte ne kohen e PS-se ne 250 miliarde leke. Duke i kerkuar deputeteve te opozites te pendohen per veprimet e tyre Berisha shtoi se parate e buxhetit do shkojne per te modernizuar vendin. Por per kreun e deputeteve socialiste Gramoz Ruci qeveria ne pushtet ka varferuar shqiptaret dhe nuk ka plotesuar dy kushtet jetike qe jane ilacet dhe ushqimet. Fytyra njerezore e qeverise eshte buxheti kjo fjale e jotja eshte e vertete. Mbijetesa e qytetareve shihet nga dy elemente nga ushqimi qe hane dhe ilacet qe kurohen. Ju rritet TVSH-ne nderkohe qe per ilacet mund te them qe ju keni qene mjek i vleresuar nga shqiptaret por ato nuk do ta falin qe e ke derguar shendetesine 1 shekull prapa - deklaroi Ruci. Pas ketyre komenteve replikoi serish Berisha duke ftuar opoziten te ngrinte komision parlamentar hetimi. Nese i thoni shqiptareve qe ka 13 kjo dhe aq kjo tjetra me dashje dhe pa dashje u thua shqiptareve qe keni mundesine ti genjeni. TVSH ishte 21 dhe tani eshte te 22 ne kohen tone. Krijoni komision parlamentar dhe hetoni. Mua me duhet te mbroj interesat e qytetareve - theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›