Seanca plenare Patozi-Ruci debate per integrimin

Patozi Po bllokoni integrimin. Ruci Nuk morem pergjigje per oferten Shtyhen serish ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar
Parlamenti shtyn serish votimin e 6 projektligjeve qe kerkojne 84 vota pasi opozita refuzoi serish te jepte voten e saj. Fteses se Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per te miratuar ligjet me shumice te cilesuar kreu i grupit socialist Gramoz Ruci iu pergjigj me akuza drejtuar shumices per moszgjidhjen me qellim te ngercit te krijuar. Por kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi theksoi se kushtet e Rames nuk jane gje tjeter vecse teka personale. Ai perseriti se shumica nuk ka ndermend te pranoje propozimet e se majtes madje e cilesoi paketen me 10 pika te ofruar nga Edi Rama si nje teke personale feminore.
Debatet
Kryeparlamentarja Topalli ftoi serish dje opoziten socialiste te votonte ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar per ti hapur rruge plotesimit te 12 rekomandimeve te kerkuara nga Brukseli. Fteses se saj kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste iu pergjigj negativisht madje me akuza se ishte provokim mbajtja e tyre ne rend te dites. Ruci beri te qarte se PS nuk do te votonte ato qe Komisioni Evropian rekomandoi para nje viti nese mazhoranca nuk pranonte paketen prej dhjete pikash te opozites. Ne ju kemi bere nje oferte qe te ngarkohet Komisioni i Ligjeve te ketij parlamenti qe brenda ketij sesioni qe do te thote deri ne dhjetor te trajtoje ne bashkepunim me nje grup ad hoc konstitucionalistesh grupe interesi eksperte te BE-se rast pas rasti te gjitha nenet dhe projektligjet sipas fushave. Dhe ne marrim angazhimin te japim dakordesine me voten tone te cdo rezultati qe do pjelle kjo procedure sipas rekomandimit te BE-se. Ju nuk doni. Atehere mos provokoni - tha ai. Por Patozi solli ne vemendje se Edi Rama ngre gjithnje postblloqe kur behet fjale per integrimin euroatlantik te shqiptareve. E beri kete me anetaresimin e vendit ne NATO loboi kunder liberalizimit te vizave per se dyti po bllokon statusin e kandidatit - tha ai ndersa shtoi se me fuqine qe i jep pakica bllokuese e shumices se cilesuar hodhi dhjete pikeshin ne tavoline jo per integrim por per pazar. Mazhoranca shfaqi gatishmerine per reformen zgjedhore e perqasjes se rregullores se Kuvendit me standardin e Parlamentit Evropian per cka vuri ne dyshim angazhimin e opozites. Jemi te gatshem te plotesojme 12 pikat e Komisionit Evropian dhe 52 rekomandimet te OSBE/ODIHR dhe cdo standard te Parlamentit Evropian. Kjo eshte pergjigjja jone. Ne nuk ju imponojme konceptet tona por kemi nje kerkese ne interes te qytetareve hiqni postbllokun e integrimit - tha Patozi. Ai shtoi se Bashkimi Evropian pret prej politike shqiptare plotesimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre jane perfshire edhe dje ne agjenden e Parlamentit por opozita nuk pranon ti miratoje duke perdorur 10 pikat per te bllokuar integrimin. Ne fund te ketij debati kryetarja e Kuvendit garantoi opoziten se ajo qe e quan provokim do te vijoje te jete ne rend dite ashtu sic ka ndodhur per dy vite ndersa opozita ndiqte kauzat e saj larg votimit me ose pa prani ne Kuvend.
Ne axhenden e Kuvendit ishin futur per votim 6 nga ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar mes tyre edhe ai per Gjykaten Administrative. Vetem 1 jave nga opinioni i Brukselit per statusin e vendit kandidat miratimi i tyre mbetet peng i nje konsensusi mes 2 forcave kryesore.