KiE per Shqiperine Ndryshimet e Kodit elektoral sa me shume forca politike ne parlament

Mirepresim marreveshjen e arritur kohet e fundit midis PD-se dhe PS-se per te proceduar me reformen zgjedhore. Nje reforme e tille duhet te synoje rritjen dhe mundesite per partite e vogla per te hyre ne parlament
Progres raporti i Keshillit Evropian ne analizen per situaten politike ne Ballkan eshte ndalur edhe te zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi. Sipas ketij raporti krizes se gjate politike ne vendin tone po i vjen fundi. Ne kete raport eshte mirepritur perfundimi i zgjedhjeve te 8 majit ne vendin tone duke cilesuar si fitues kandidatin e Partise Demokratike Lulezim Bashen. Ne kete raport theksohet se eshte pozitiv fakti qe rezultati eshte mirepritur nga votuesit shqiptare. Ndersa lidhur me situaten pas zgjedhjeve KiE vlereson vendimin e opozites per te hequr dore nga bojkoti ndersa mirepritet nje marreveshje e mundshme per reformen zgjedhore. Ne nje nga pikat per Shqiperine eshte kerkuar qe te arrihet sa me shpejt nje marreveshje politike mes paleve per sa i perket reformes zgjedhore.Nderkohe eshte kerkuar qe ne ndryshimet e Kodit Elektoral te krijohet mundesia e perfaqesimit te sa me shume forcave te vogla ne parlament ne zgjedhjet e ardhshme. Mirepresim marreveshjen e arritur kohet e fundit midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per te proceduar me reformen zgjedhore me qellim adresimin e mangesive te hasura ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Nje reforme e tille duhet te synoje rritjen e mundesive per partite e vogla per te hyre ne parlament. Kjo rritje do te ndalonte bipolarizimin ne politiken shqiptare gjate dekadave te fundit dhe ka frustruar shume dhe popullin shqiptar po aq e rendesishme eshte ti jepet fund praktikes se negociatave te gjata dhe ndryshimin e kodit zgjedhor ne prag te cdo procesi zgjedhor - cilesohet ne raportin e KiE.Ky qendrim eshte prezantuar nga raportuesi suedez Bjorn Von Sydou i cili aktualisht ben pjese ne grupin parlamentar socialist ne KiE. Sipas tij raportuesit e KiE-se do te vizitojne Shqiperine edhe nje here ne fund te tremujorit te trete te vitit 2011 per te vleresuar progresin e Shqiperise per sa i perket kritereve te vendosura per anetaresimin e saj ne Keshillin e Evropes. Une e kuptoj se bashkeraportuesit e Komisionit te Monitorimit do te kthehen ne Shqiperi ne tremujorin e trete te 2011-s per te vleresuar progresin e bere ne spektrin e plote te detyrimeve dhe angazhimeve per anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes - tha Von Sydou. Nder te tjera ne kete raport eshte kerkuar nisja sa me pare e reformave te cilat do te ndihmojne ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Eumlshte e rendesishme qe politika te mos vazhdoje te paralizoje procesin legjislativ dhe miratimin e reformave qe jane te nevojshme per vendin duke perfshire ate per te filluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian -theksohet ne draftin e zbardhur diten e djeshme ne faqen zyrtare te KiE-se. Ndersa me tej thuhet se eshte propozuar qe si per Shqiperine dhe per Bosnjen te vazhdoje monitorimi i afert i situates. Gjithashtu raporti analizon edhe situaten e tensionuar ne veri te Kosoves si dhe tensionin e krijuar ne Ballkanin perendimor. Sipas raportit pavaresisht disa arritjeve pozitive ne Ballkanin Perendimor rritjet e fundit te tensionit dhe rrugeve pa krye ne disa pjese te rajonit jane elemente shqetesues.