Regjistrimet part-time ne fund te muajit

Sistemi part-time per kete vite akademik do te kete 8130 kuota ne te gjithe Shqiperine. Sipas drejtorit te aresimit te larte ne Ministrine e Arsimit Arjan Xhelaj regjistrimet pritet te fillojne ne fund te ketij muaji nderkohe qe te dhenat e sakta per aplikimet pritet te dalin javen e ardhshme pas publikimit te udhezimit te Ministrit te Arsimit. Sipas Xhelajt nga keto kuota 80 jane per ata qe vijojne studimet e larta per here te pare dhe 20 perqind per ata qe duan te bejne nje universitet te dyte. Edhe kete vite numrin me te larte te kuotave e ka universiteti i Tiranes.
Edhe kete vite aplikimi per te vijuar studimet ne sistemin part-time do te jete me dosje me kritere te vendosura nga institucionet e arsimit te larte.