Rikthehet sot Champions League

Rikthehet sot Champions League ku dy sfidat që do të hapin fazën e çerekfinaleve do të jenë Inter-Shalke dhe Real Madrid-Totenhem.
Interi pasi eleminoi Bayernin do të përballet në San Siro me një tjetër skuadër gjermane, Shalke 04 e cila eleminoi Valencian në 1/16. Zikaltërit do të kërkojnë fitoren për të harruar humbjen shokuese 3-0 në derbin ndaj Milanit.
Ndërsa në Madrid, Reali që në fundjavë u mund nga Sportingu i Gijonit duke i thënë lamtumirë titullit kampion në Primera Division, të paktën teorikisht, pret anglezët e Tottenham që eleminuan në 1/16 Milanin dhe që luajnë për herë të parë në historinë e tyre një çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Në këtë sfidë pritet me mjaft interes përballja mes yllit në lindje të Tottenhamit, Bale dhe galaktikut Ronaldo.
Ndërsa të mërkurën luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj faze ku Barcelona do të presë në “Camp Nou” surprizën e këtij viti në këtë kompeticion, Shaktarin e Donetskut, ndërsa në Londër luhet derbi britanik dhe ndoshta ndeshja më e fortë e këtyre çerekfinaleve, ajo mes Chelseat dhe Manchesterit.