Shqiperia Mbeshtesim shtrirjen e sovranitetit kosovar
Shqiperia percjell qendrimin e saj te pare sa i perket situates se krijuar ne Veri te Kosoves. Permes nje deklarate per shtyp Ministria e Jashtme ka bere te ditur se mbeshtet pavaresine e Kosoves dhe shtrirjen e sovranitetit te saj ne te gjithe territorin e Republikes se njohur nderkombetarisht nga 77 shtete si nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan. Duke vleresuar keshtu iniciativen e Prishtines zyrtare Tirana ka nenvizuar nevojen e instalimit te dialogut per zgjidhjen e problemeve te mbetura pezull mes Serbise dhe Kosoves ne perputhje me marreveshjet e arritura dhe zbatimit te Strategjise per Veriun te qeverise se Kosoves dhe Zyres Civile Nderkombetare. Ministria e Jashtme e Shqiperise ka vleresuar se vendosja e autoritetit kosovar ne pikat doganore te krahines eshte ne vetvete nje akt i vendosjes se pushtetit legjitim qe buron nga proceset zgjedhore. Po keshtu Tirana ka apeluar qe dialogu qe duhet te nise mes Beogradit dhe Prishtines ne finalen e vet duhet te sjelle konkluzionet te tilla objektive qe me ndermjetesimin e BE-se te shnderrohen ne marreveshje te zbatueshme me garanci nderkombetare.