Rama prezanton fazen e pare te parkut te qendres

Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka prezantuar fazën e parë të projektit për Parkun e Qendrës së kryeqytetit. Sipas tij, projekti i bashkisë synon krijimin e një parku të madh qendror që do të integrojë shkuarën e Tiranës brenda një hapësire të madhe të gjelbër.
“Plani ynë është të krijojmë një park qendror që të reflekton traditën e qytetit, për të vazhduar me hapësirë të rikualifikuar në parkun e parlamentit, dhe me tej me të gjitha hapësirat e tjera që përbëjmë këtë zemër të qytetit nga parku rinia deri te ura e Tabakëve”-tha Rama.
Kryebashkiaku ka njoftuar se në planet e bashkisë janë dhe 3 parqe të tjera.
“Një tjetër projekt është parku i integruar i liqenit, duke bërë bashkë një park të madh, parkun e liqenit, kopshtin zoologjik dhe botanik, që do kthehen në parqet zoologjikë dhe botanikë”-tha ai.
Rama shtoi se pjesë e projektit është dhe kthimi i godinës aktuale të parlamentit në teatër kombëtar. Të njëjtin fat do të kenë dhe të tjera godina, të cilat nuk shfruytëzojnë maksimalisht kapacitetet e tyre.
Elona Gjylmi