E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi Greqia Pikepyetje per shtyrjen

/ /

Greqia zyrtare fajeson qarqet nacionaliste shqiptare per shtyrjen e procesit te regjistrimit te popullsise. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise Jorgos Dhelavekuras gjate nje deklarate per shtyp u shpreh skeptik per justifikimin sipas tij te qeverise shqiptare se shtyrja e regjistrimit u be per shkak te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Nga ana jone ne nenvizojme vendimin e qeverise shqiptare si edhe arsyet qe deklarohen per shtyrjen e saj. Megjithate duhet te theksojme se data e zhvillimit te zgjedhjeve lokale ishte e njohur prej shume kohesh dhe nuk perben nje zhvillim te tanishem qe do te arsyetonte ndryshimin e planeve. Kjo e nderlidhur me reagimet e ashpra te qarqeve nacionaliste ne Shqiperi por fatkeqesisht edhe me zyrtaret shteterore qe kundershtojne perfshirjen ne pyetesorin e regjistrimit te pyetjeve jo te detyrueshme per prejardhjen etnike te besimit fetar dhe te gjuhes amtare te te regjistruarve ngre pikepyetje ne lidhje me arsyet reale te shtyrjes sidomos pas faktit qe shtyrja u pershendet nga keto qarqe si fitore dhe terheqje e qeverise shqiptare perpara kerkeses se tyre per heqjen e pyetjeve qe i shqetesojne. Ne cdo rast shenojme me kenaqesi premtimin e ministrit perkates i cili paralelisht eshte edhe kryetari i Komisionit Qendror te Regjistrimit qe qeveria shqiptare vijon te mbeshtese zhvillimin e regjistrimit me pyetesor ku do te perfshihen edhe pyetjet e siperpermendura jo te detyrueshme. shte e vetekuptueshme qe do te vijojme te ndjekim situaten u shpreh Jorgos Dhelavekuras. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke kujton se ky regjistrim i popullsise eshte kusht i BE-se me te cilin edhe Greqia eshte dakord. Ju kujtoj se regjistrimi qe do te zhvillohet brenda vitit 2011 me pyetesor qe do te permbaje pyetje jo te detyrueshme per prejardhjen etnike bindjet fetare dhe gjuhen amtare cilesohet nga Bashkimi Europian si kusht per tu plotesuar nga Shqiperia per detyrimin e vet te mbledhjes se te dhenave te sakta per minoritetet per te zhvilluar edhe politikat perkatese. Ky qendrim i shprehur i Bashkimit Europian perputhet me ate grek. Besojme se vetem me dhenien e mundesise te te gjithe te regjistruarit per te deklaruar prejardhjen e tyre etnike Shqiperia do te plotesoje detyrimet e saj drejt qytetareve ne lidhje me respektimin e minoriteteve pershi edhe minoritetin etnik grek. Per me teper qeveria shqiptare do te duhet te siguroje qe regjistrimi te zhvillohet ne nje klime qe do te lejoje kedo te deklaroje pa frike te dhenat qe permban pyetesori. Krijimi i nje klime te tille nuk perputhet me veprimet e qarqeve nacionaliste ekstreme te cilat kane taktike te perhershme stigmatizimin e minoritetit etnik grek e Greqise dhe qe nuk perforcon klimen e besimit qe duam te kemi dhe te thellojme me Shqiperine u shpreh zedhenesi. Ai u pergjigjet dhe publikimeve rreth konsullit grek ne Korce. Zhurma e bere per konsullin eshte kryesisht gazetaresk. Konsulli yne ishte ditet e fundit ne Athine per arsye sherbimi dhe do te kthehet normalisht ne detyren e tij nuk ka ceshtje tjeter u shpreh Dhelavekuras.

Aristir Lumezi

Qeveria shtyu regjistrimin

Ministria per Inovacionin Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit lajmeroi shtyrjen e regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare per shkak te afrimit te zgjedhjeve lokale. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare ishte percaktuar qe te niste ne muajin prill por eshte shtyre zyrtarisht per ne nentor te ketij viti. Sipas kesaj ministrie kryerja e procesit te regjistrimit te popullsise para zgjedhjeve mund te sjelle probleme ne terren pasi komunat e bashkite kryetaret e administratat e tyre kane pergjegjesi kryesore ne administrimin e censusit ne terren. Periudha e regjistrimit te popullsise ne nje kohe me zgjedhjet lokale mund te linte hapesira per te dhena jo te sakta. Pritet qe ky proces te realizohet ne vjeshten e ketij viti.

Konsulli grek Ikonomus

Konsulli grek ne Korce Ikonomus foli gjate nje ceremonie ne kete qytet per Vorio Epirin dhe u kerkoi banoreve te zonave kufitare me Greqine te deklarojne prejardhjen e tyre greke. Keto deklarata ngjallen nje reagim te ashper ne qarqet e politikes dhe ato akademike. Deputeti demokrat Gazmend Oketa kerkoi qe ai te shpallet person non grata dhe te largohet nga Shqiperia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›