E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi masiv si metode e deshtuar

/ /

NgaARANITA BRAHAJ

Qe prej 1912 kur u shpall shteti i pare shqiptar popullsia e tij i eshte nenshtruar 13 here regjistrimit masiv. Ne vjeshte pritet qe ne dyert e qytetareve te trokasin punonjes te Institutit te Statistikave per te kryer te njejtin proces si trembedhjete heret e tjera. Metoda e regjistrimit duke trokitur dere me dere eshte e njejta e aplikuar prej 1912-es pra e prej nje shekulli me pare metode e vjetruar dhe aktualisht e pa aplikueshme ne shoqeri dinamike te decentralizuara.
Haptazi kjo metode e zgjedhur regjistrimi per te pasur sukses kerkon nje forme mobilizimi per te perfshire popullsine ne proces. Ne vitet 60-70 per te siguruar bashkepunimin qytetare ne pjesemarrjen ne regjistrim vepronin keshillat e lagjeve dhe frontet demokratike duke orientuar shtetasit per qendrim te detyruar ne banese ne oret e parashikuara per regjistrim. Ne ditet e sotme faktori emigrim i jashtem migrim brenda vendit dhe mosunifikimi qytetar nuk sigurojne permbushje te nje metode te tille.
Ky regjistrim masiv ne forme sondazhi ka nje kosto te parashikuar prej pesembedhjete milione euro. Kjo kosto ne pjesen me te madhe perballohet nga taksapagues shqiptare. Zgjedhja e regjistrimit nepermjet sondazhit ne dyert e qytetareve eshte nje model i papershtatshem dhe i pa aplikueshem. Aktualisht asnje shtet me sistem pluralist nuk ka siguruar regjister te dhenash nepermjet nje metode te tille. Kjo metodologji jep sukses ne vende te mbyllura dhe te centralizuara ne ekstrem.
Deri tani debati mbi kete regjistrim te popullsise eshte fokusuar ne permbajtjen e formularit te regjistrimit. Elemente te perfshire ne kete formular si kombesia dhe besimi fetar kane krijuar ndjeshmeri qe lidhet me respektimin e te drejtes se individit per zgjedhje dhe shprehje te lire. Edhe kjo permbajte ne formularin e regjistrimit pritet te kete efektin e saj ne mosbindjen qytetare per pjesemarrje ne regjistrim.
Teknikisht nocione si kombesia jane disi te tejkaluara sa kohe qe nuk perkojne me nocione juridike te artikuluara drejtperdrejt ne Kushtetute. Gjithashtu edhe ligji per gjendjen civile per nje kohe te gjate e kishte perjashtuar kete nocion si element te regjistrit te gjendjes civile. Ne kulturen e shtet-formimeve moderne kombesia bie si nocion ligjor dhe i le vendin etnise shtetesise apo qytetarise ne rastin e Unionit Europian. Aktualisht ligji qe rikthen kombesine ne bashkesine e elementeve te pershire ne te dhena te regjistrit te gjendjes civile daton ne vitin 2009-te dhe eshte nen kontroll kushtetues cka ve ne dyshim ekzistencen e tij. Per rrjedhoje mund te themi se perfshirja e elementit kombesi ne skeden e regjistrimit eshte nje element qe nuk perkon me rregullimet kushtetuese.
Perkatesia fetare si element i shenuar ne permbajtjen e formularit te regjistrimit gjithashtu eshte nje detaj qe minimizon te drejten kushtetuese per besim. Kushtetuta konsideron besimin si nje element i te drejtes per ndergjegje te lire. Keshtu ne nje model kushtetues edhe me demokratik se shume vende fqinje si Greqia apo Maqedonia vendi yne Shqiperia sanksionon per qytetarin te drejten qe me ndergjegje te lire te zgjedhe forma besimi apo ateizmi per ti permbushur si individ. Nga ana tjeter jepet e drejta per praktikim ne bashkesi apo besim individual te pa shprehur publikisht. Brenda lirise se ndergjegjes perfshihet edhe e drejta per te ndryshuar besimin. Modelin e te drejtes gjeneruese qe jep Kushtetuta jone e kufizon ne menyre cenuese rubrika e percaktuar nga Instituti i Statistikave ne formularin e hartuar.
Keqformulimi i dy rubrikave kombesi dhe perkatesi fetare hartimi dhe vendosja e tyre pa marre mendimin e konstitucionalisteve dhe njohesve te se drejtes haptazi ka krijuar nje tjeter kusht per ta bere te papelqyer per qytetaret regjistrimin si proces. Per te vleresuar paraprakisht probabilitetin e konkretizimit te ketij regjistrimi eshte realizuar nje minisondazh me shtate persona te zgjedhur rastesisht. Praktikisht perdoret e njejta metode si dhe pritet te perdore INSTAT ne regjistrimin e afert dhe pyetet nese jane dakord dhe do te deklarojne ne regjistrim. Njeri prej te pyeturve koencidoi staticjen qe ka drejtuar punen per regjistrimin e vitit 89 ne nje nga rrethet nder me te medha te vendit nje tjeter i intervistuar etnograf profesionist. Staticieni ishte haptazi kunder regjistrimit me metoden ne fjale dhe artikuloi refuzim duke shpjeguar se e ndiente veten mjaftueshem te regjistruar nepermjet te dhenave te shprehura ne regjistrin e gjendjes civile. Etnografi lobon ne regjistrim te detyrueshem per te artikuluar perkatesine kombetare si autokton shqiptare. Me pas renditen pese te pyetur te tjere te cilet
ose punojne rreth pesembedhjete ore ne dite larg baneses ku do te trokitet per regjistrim ose jane rezidente per arsye pune e studimi ne nje qytet apo shtet tjeter. Keta individe edhe nese kane vullnetin te deklarohen nuk kane mundesi te kontaktohen me regjistruesit. Sipas minisondazhit
qe realizohet nder shtate persona vetem njeri pranon te regjistrohet njeri eshte kategorikisht kunder tre jetojne momentalisht jashte vendit dy jane te perfshire ne aktivitet dinamik. Pas perpunimit numerik rezulton se procesi eshte nentedhjete per qind i deshtuar.
Si duhet te zgjidhet nje metode e sakte per statistike Mungesa e
statistikes zyrtare mbi fenomene demografike si emigracioni ka deshmuar deri tani mungese te theksuar serioziteti dhe eficience
nga enti publik qe merret me perpunimin statistikor. Nese regjistron popullsine e nje shteti indeksi i pare i te dhenave do te duhej te fillonte me shtetesine. Per te filluar nje regjistrim INSTAT do duhej te perpunonte statistika zyrtare se sa persona kane shtetesine shqiptare sa prej tyre jane rezidente te vazhdueshem ne vend sa prej shtetasve shqiptare kane dyshtetesi sa prej dyshtetsave jane shqiptare prej lindjes dhe sa jane shtetas shqiptare me natyralizim. Nje statistike e qarte e cila mund te perpunohej teknikisht pa qene nevoja per regjistrime ne forme sondazhi do te ishte edhe teresia e ish- shtetasve shqiptare te cilet e kane lene shtetesine per shkak te fitimit te nje shtetesie tjeter. Pasi te krijohej nje infrastrukture e sakte e nje sistemi te dhenash ku te perllogaritej elementi shtetesi INSTAT mund te kerkonte mbi metoden e mbledhjes dhe perpunimit te te dhenave qe perkojne me te tjera karakteristika te popullsise qe jeton ne vend. Te formulosh statistike te qarte mbi shtetesine dyshtetesine eshte nje metode shume me konkrete dhe e mundshme nepermjet regjistrave zyrtare. Me tej statistika mbi shtetesine dhe dyshtetesine jane me te dobishme ne analizen e tyre krahasuar me raportin numerik te besimit ne nje shtet multifetar si dhe promovohet vendi yne. Nje analize statistikore mund te vihet ne dobi te organizmave shteterore e shoqerise civile me qellim politika me progresive. Ideuesit e regjistrimit masiv sipas metodes sondazh duhet te analizojne edhe nje here vendimin e tyre per kete forme paraprakisht te deshtuar regjistrimi per me teper duhet te tregojne kujdes ne shperdorimin e pesembedhjete milione eurove dhe krijimin e ndjeshmerise negative per element te rendesishem te konstitucionalizmit shqiptar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›