Regjistrimi, Kosova numëron 1. 739.825 banorë
PRISHTINE- Kosova numeron 1.739.825 banore. Ky eshte rezultati perfundimtar i regjistrimit te popullsise, i pari pas shume vitesh.
Shifra perfshin banoret që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin në pjesën veriore të Kosovës.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë.
Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.
Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.