E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Rrahim Pacolli kandidat për kryetar i AKR-së

Rrahim Pacolli, është njëri ndër kandidatët për kryetar të partisë “Aleanca Kosova e Re” (AKR).
 

Emri i tij si pasues i Behgjet Pacollit në krye të AKR-së është theksuar nga burime partiake për të përditshmen “Zëri” në Prishtinë.
 

Kongresi i AKR-së pritet të mbahet gjatë ditëve të ardhshme, ku pritet zgjedhja e liderit të ri të partisë dhe kryesisë partiake.

“Shumë shpejt, ndoshta brenda tri-katër ditëve, do ta kemi kongresin e jashtëzakonshëm. Në fakt do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i

AKR-së edhe Rrahim Pacolli do të emërohet ushtrues detyre i presidentit të partisë”, ka thënë një burim brenda AKR-së.
 

Ndër kandidaturat e tjera që do të nxirren në kongresin partiak janë edhe Ibrahim Makolli dhe Ibrahim Gashi, etj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›