E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi civil kompjuterik ne Fier

Ka nisur kompjuterizimi i arkivave te gjendjeve civile ne qytetin e Fierit per te dhenat e shtetasve te regjistruar prej regjistrimit te pare te popullsise ne vitin 1930 ne kohen e mbretit Ahmet Zog. Fillimisht jane instaluar dhe kane nisur nga puna 3 operatore qe do te kryejne kete proces qe nis me fotografimin e te dhenave nga regjistrat e me pas hedhjen ne sistemin kompjuterik.

Ky proces konsiderohet mjaft i rendesishem si nga qytetaret edhe punonjesit e gjendjes civile. Per te dyja palet do te krijohen lehtesi te medha pasi ne nje kohe te shkurter do te gjenden te gjitha te dhenat familjare prej viteve te para clirimit.

Aleksander Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›